LAJMI I FUNDIT:

Philadelphia, për të dhjetin vit ngritet flamuri kuqezi në sheshin e bashkisë

Philadelphia, për të dhjetin vit ngritet flamuri kuqezi në sheshin e bashkisë

Që nga festimi i 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 2012, shoqata “Bijtë e Shqipes” në bashkëpunim të ngushtë me qytetin e Philadelphias organizon ngritjen e flamurit tonë në bashkinë e qytetit me një ceremoni solemne.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se “kjo veprimtari nuk është thjeshtë një akt ku ngritët flamuri në mënyrë mekanike, por është shndërruar në një festë të bukur e madhështore ku mblidhen shqiptarët të veshur me rrobat më të bukura, shoqëruar me simbole kombëtare, këndojnë e vallëzojnë, shprehin krenarinë e të qenit shqiptar, shpalosin vlerat tona kombëtare para qytetit të Philadelphias”.

Në njoftim thuhet se edhe këtë vit, në datën 26 nëntor u organizua ceremonia e ngritjes së flamurit në sheshin e bashkisë.

“Vitin e kaluar për shkak të masave të pandemisë numri i pjesëmarrësve ishte i kufizuar, por këtë vit numri i pjesëmarrësve ishte shumë i madh në këtë ceremoni. I tërë sheshi jehonte nga këngët dhe vallet shqiptare. Fjalën e rastit e mbajti Dritan Matraku, ndërsa në emër të kryebashkiakut (Mayor-it) të Philadelphias përshëndeti zonja Sheila Hess, Përfaqësuese e Qytetit (City representative) të Philadelphias, e cila edhe i dorëzoi kryetarit të shoqatës, Bujar Gjoka, Proklamatën me të cilën kryebashkiaku e nderonte Shqipërinë, kombin shqiptar dhe bashkësinë shqiptaro – amerikane të Philadelphias, për nder të 28 Nëntorit, Festës sonë Kombëtare”, vijon njoftimi.

Për këtë veprimtari dhe veprimtaritë tjera të organizuara nga shoqata “Bijtë e Shqipes” për nder të 28 Nëntorit, në ditët në vazhdim do të përgatitet një material pak më i detajuar, njofton Illyria.com

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet turistja franceze që ishte zhdukur në malet shqiptare prej ditësh

Gjendet turistja franceze që ishte zhdukur në malet shqiptare prej ditësh

Lajme
Ideja e Kurtit që Lajçak ta dërgojë Asociacionin në Komisionin e Venecias, Osmani: Nuk më është prezantuar ende formalisht

Ideja e Kurtit që Lajçak ta dërgojë Asociacionin në Komisionin e Venecias, Osmani: Nuk më është prezantuar ende formalisht

Lajme
Vdes Jeton Berisha, babai që u plagos me dy djemtë në Pejë

Vdes Jeton Berisha, babai që u plagos me dy djemtë në Pejë

Elfije Boletini
E akuzoi Osmanin se ka negociuar largimin e sulmuesve në Banjskë, presidenca kërkon hetimin e Bedri Elezit për veprimtarinë e tij në dëm të Kosovës

E akuzoi Osmanin se ka negociuar largimin e sulmuesve në Banjskë, presidenca kërkon hetimin e Bedri Elezit për veprimtarinë e tij në dëm të Kosovës

Lajme
Gjak, doreza plastike dhe një copë e bardhë - pamje nga zona ku u gjet trupi i 31-vjeçarit në Dhërmi

Gjak, doreza plastike dhe një copë e bardhë - pamje nga zona ku u gjet trupi i 31-vjeçarit në Dhërmi

Lajme
​Martesat e hershme, Kurti: Ka lagje ku çdo e treta vajzë martohet e re si fëmijë

​Martesat e hershme, Kurti: Ka lagje ku çdo e treta vajzë martohet e re si fëmijë

Lajme
Kalo në kategori