LAJMI I FUNDIT:

Pfizer zbulon të dhënat e reja shpresëdhënëse, vaksina është 95 për qind efikase – nuk ka efekte anësore 

Pfizer zbulon të dhënat e reja shpresëdhënëse, vaksina është 95 për qind efikase – nuk ka efekte anësore 

Prodhuesi i ilaçeve “Pfizer” ka njoftuar se vaksina e tyre kundër coronavirust është dëshmuar efikase në mbi 95 për qind, dhe se nuk ka pasur ndonjë efekt të padëshirueshëm serioz. Këto pretendime bazohen në të dhënat e rezultateve të kompletuara të testimit të vaksinës në fazën e vonshme, shkruan New York Times.

Të dhënat tregojnë se vaksina ka mbrojtur zhvillimin e simptomave të lehta dhe më të theksuara të COVID-19, ka njoftuar kjo kompani. Ajo është dëshmuar me efikasitet prej 94 për qind tek personave e moshuar, që edhe janë grupi më i goditur dhe rrezikuar nga COVID-19, transmeton Telegrafi.

Pfizer, që ka zhvilluar vaksinën me partnerin BioNtech, ka bërë të ditur se këto kompani planifikojnë të lajmërohen tek agjencia amerikane për kontrollin e ushqimit dhe barnave (FDA) për miratim urgjent “dhe atë brenda pak ditëve”, duke u rritur kështu shpresa që vaksina efikase së shpejti do të mund të bëhet një realitet.


Rezultatet e testimit – prej më pak se një vit pasi që hulumtuesit filluan garën për vaksinë – kanë thyer të gjitha rekordet për zhvillimin e vaksinës, që është një proces që zakonisht zgjat me vite të tëra.

Më herët duke u bazuar në rezultatet e para është thënë që vaksina ka efikasitet prej 90 për qind. E nëse FDA miraton vaksinën për dy doza, Pfizer do të ketë në dispozicion deri në fund të vitit 50 milionë doza, e deri në fund të vitit të ardhshëm edhe 1.3 miliard tjera. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Azia
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën

Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën "krim i rëndë" që pritet të dështojë

Botë
Policia italiane arreston 181 persona në përpjekje për të parandaluar ringjalljen e mafias në Sicili

Policia italiane arreston 181 persona në përpjekje për të parandaluar ringjalljen e mafias në Sicili

Evropa
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
Kalo në kategori