LAJMI I FUNDIT:

Peugeot prezantoi e-208

Peugeot prezantoi e-208

Edhe pse duket identik me atë të mëparshëm, Peugeot e-208 ende sjell përmirësime të rëndësishme për vitin 2023.

Pasi fitoi një shtesë prej 6.5 për qind të rrezes vitin e kaluar, që barazohet me 22 kilometra, supermini elektrike tani vjen me një përmirësim tjetër të rëndësishëm.


Në zemër të Peugeot e-208 është një motor elektrik më i fuqishëm që jep 156 kuaj/fuqi dhe 260 Nm çift rrotullues. Fuqia është rritur me 20 kuaj/fuqi, ndërsa çift rrotullimi mbetet i njëjtë si në rastin e versionit të mëparshëm të modelit elektrik nënkompakt. Nuk ka asnjë informacion për performancën, por ndoshta është pak më i shpejtë se paraardhësi i tij, i cili përshpejtoi nga 0 në 100 km/h për 8.1 sekonda.

Përveç rritjes prej 15 për qind në fuqi, e-208 mori edhe një bateri të re që funksionon në 400 volt dhe kapaciteti i tij i përdorshëm është 48.1 kWh. Rritja prej 10.5 për qind e rrezes do të thotë që makina e vogël elektrik me hatchback mund të përshkojë 400 km me një karikim të vetëm të baterisë.

Peugeot theksoi me krenari se e-208 është makina më e shitur në segmentin B elektrik evropian këtë vit dhe kompania pret që përmirësimet të mbajnë kërkesën të lartë. Besohet se konsumi mesatar i energjisë për 100 kilometra të drejtuar është vetëm 12 kWh. Krahasuar me versionin origjinal që u shfaq në vitin 2019, e-208 tani ofron 17,65 për qind më shumë gamë dhe konsumon 15 për qind më pak energji falë dy ndryshimeve teknike.

E-208 i pritshëm 2023 mbart përmirësime të zbatuara për vitin e kaluar të modelit, mes tyre një pompë nxehtësie që funksionon së bashku me një sensor lagështie të montuar në pjesën e sipërme të xhamit të përparmë. Në këtë mënyrë rregullohet përdorimi i energjisë për ngrohje dhe klimë. Peugeot përgatiti buzë 16 inç me rezistencë të ulët rrotullimi dhe rregulloi kutinë e marsheve për një distancë më të gjatë jashtë qytetit.

Bateria mund të karikohet me një fuqi deri në 100 KW, me ç’rast ngarkohet nga 20 deri në 80 për qind në më pak se 25 minuta. Shoferi mund të ngarkojë baterinë duke aktivizuar modalitetin Brake, i cili përmirëson rikuperimin e energjisë duke lëshuar pedalin e gazit.

Përmirësimet në e-208 do të dalin në treg vitin e ardhshëm. /Telegrafi/