Normalisht, kur mendoni për lule zakonisht keni në mendje disa bimë shumëngjyrëshe. Dhe kur flasim për petunitë, ne e dimë që ato zakonisht vijnë me ngjyra të ndezura.

Epo, ky është një përjashtim dhe është i jashtëzakonshëm! Lule të zeza ekzistojnë dhe ato duken bukur në mënyrë të pashpjegueshme.

Është goxha e pazakontë që bimët të prodhojnë lule të zeza, por “Petunia e Magjisë së Zezë”, është ndër ato lloje të rralla të bimëve. Ndër petunitë e tjera të zeza, kjo është një nga ato më të errëtat. Përbëhet nga një numër i madh gjethesh të vogla, të gjelbra dhe në formë vezake, të cilat rriten për të formuar një kaçubë të përhapur të hijshme që zakonisht është e lartë rreth 30 centimetra.

Reklama
Reklama

Që nga viti 2010, kur “Petunia e Magjisë së Zezë” ishte prezentë në një mbëmje, kopshtarët ranë në dashuri me të. Sipas Dave’s Garden, në atë ngjarje, ajo fitoi dy çmime.

Edhe pse disa njerëz nuk e kuptuan apelin, shumica e tyre u çmendën për këtë. Apeli kryesor ishte se “e zeza shkon me gjithçka”.

Prandaj, duke inkurajuar njerëzit të ndjekin të gjitha idetë e tyre që përfshijnë ngjyra të zeza dhe se nuk ka asgjë të keqe me të.

Kjo lule nuk kërkon ndonjë program të veçantë të ujitjes. Është më mirë të ujitni bimën në përputhje me temperaturën dhe atmosferën e zonës tuaj.

Reklama

Gjëja e dytë e rëndësishme tjetër është ekspozimi në një sasi të mjaftueshme të rrezeve të diellit. Lërini lulet  të ekspozuara ndaj një dielli të plotë për të paktën gjashtë orë, dhe diellin e pjesshëm për rreth katër orë.

Reklama

Nëse vëreni skuqjen e skajeve të gjetheve dhe vyshkje, zhvendosni bimën sa më shpejt të jetë e mundur në një vend me diell më të butë.

Një tjetër gjë që ka rëndësi kur kujdeseni për këto petunia është të dini se ato bëjnë mjaft mirë në toka jo të lagura dhe u pëlqen të jenë në lagështirë të ulët.

Meqenëse temperatura ideale për këto bimë është rreth 18 deri 24 ° C, njerëzit që jetojnë në zona më të ftohta duhet t’i zhvendosin ato në vende më të ngrohta përpara vjeshtës./Telegrafi/

Reklama