Petrovska: Maqedonia do të përgjigjet nëse kërkohet që ushtarët tanë të përforcojnë krahun lindor të NATO-s
Gjendja e jonë e sigurisë është stabile. Për momentin nuk ka indikacione për kanosje të drejtpërdrejta mbi ne nga aspekti i sigurisë. Tani për tani nuk janë regjistruar ndërhyrje nga aspekti i kanosjeve hibride ose çfarëdo veprimesh më serioze, por më shumë institucione në shtet të cilat janë të angazhuara në ditë raportojnë dhe përballen me disa forma më të vogla të dukurive të tilla.
Këtë sot e deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska pas prezantimit të sistemit të ri intern për menaxhim me furnizimet publike në Ministrinë e Mbrojtjes.
“Lidhur me kanosje hibride, Republika e Maqedonisë së Veriut si pjesë e NATO-s por në përgjithësi edhe si shtet i Ballkanit në vazhdimësi ndodhet nën presion ose kanosje potenciale”, deklaroi Petrovska.
Shtoi se një prej përfitimeve kryesore të mëdha të anëtarësimit në NATO është që Republika e Maqedonisë së Veriut ka kapacitete ta garantojë sigurinë e saj por është edhe pjesë e sistemit kolektiv për sigurinë e Aleancës.
Në pyetjen e gazetarëve se cilat janë arsyet e dëbimit të diplomatëve të huaj dhe nëse lidhen me sigurinë e shtetit, ministrja Petrovska potencoi se MPJ është kompetente të reagojë ndaj informacioneve që i marrin shërbimet e sigurisë dhe të inteligjencës.
“Është duke u punuar në një rast kur është shkelur Konventa e Vjenës për sjelljen e diplomatëve në shtetin tonë. Që do të thotë se ata me veprimet e tyre në njëfarë mënyre i kanë shkelur, i kanë tejkaluar autorizimet e tyre”, tha ministrja e Mbrojtjes.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për sigurinë e informacioneve që shkëmbehen me aleatët e NATO-s, ministrja Petrovska sqaroi se shkëmbimi i informacioneve që i marrin dhe i kthejnë mbrapa përmes sistemit të komunikimit në kanalet e NATO-s është i sigurt dhe është duke u punuar për sistem të menaxhuar dhe të drejtuar nga strukturat e NATO-s.
E pyetur lidhur me dërgimin e trupave tanë në krahun lindor në NATO, për atë se çfarë është diskutuar në Bruksel, për çfarë lloj pajisje dhe çfarë është kërkuar nga shteti ynë, Petrovska decide se nuk bëhet fjalë për dërgimin e ushtarëve të Armatës së vendit por për nevojën e përforcimit të krahut lindor të NATO-s, që zbatohet nga të gjithë 30 aleatët. Vendet të cilat janë përcaktuar se ku do të rritet prania e forcave të NATO-s, informoi, janë Bullgaria, Rumania, Polonia dhe Hungaria.
“Kjo bëhet në pajtim me planet për sistemimin e NATO-s, në të cilën Maqedonia e Veriut nuk është e përfshirë pasi ato janë bërë deri në vitin 2016 por për shkak të angazhimit të madh do të jetë e dukshme nevoja edhe e përfshirjes së shtetit tonë. Por, vendim për përfshirjen shtesë të tillë nuk kemi sjellë akoma, as nuk jemi prononcuar si shtet. Duke e pasur parasysh dinamikën e terrenit nëse diçka konkret është kërkuar prej nesh, do të përgjigjemi në mënyrë përkatëse”, deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Petrovska.
Lidhur me atë nëse jemi të gatshëm, ajo potencoi se Armata gjithmonë është e gatshme t’u përgjigjet sfidave që janë nga fushëveprimi i punës së saj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Shkëlqim Devolli vazhdon takimet në Kongres: Bashkëpunimi ekonomik rrit miqësinë Kosovë – SHBA
Tetë muaj digjet deponia në fshatin Dëbërcë, Sejdiu: Kemi filluar pastrimin, deponime gjetëm në fillim të mandatit
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht
Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë