LAJMI I FUNDIT:

Petrovska: Maqedonia ka gra të zonja që mund të jenë lidere të suksesshme

Petrovska: Maqedonia ka gra të zonja që mund të jenë lidere të suksesshme

“Për këto 30 vite pavarësi, shumë gra, pavarësisht nëse janë nga sfera politike apo nga ndonjë pjesë tjetër e jetës shoqërore, kanë treguar se kanë mjaft kualitete për të punuar me sukses në pozitat që kanë pasur dhe kanë”, vlerëson ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska.

“Sot ne nuk i ndajmë profesionet në meshkuj dhe femra, por femrat kemi në çdo profesion sepse besojmë se kemi kapacitet dhe cilësi të mjaftueshme që duhet t’i tregojmë dhe me të cilat duhet të ndihmojmë praktikisht në jetën shoqërore, dhe kështu të ndihmojmë vendin tonë”, theksoi Petrovska në një intervistë televizive.

Ajo shtoi se femrat nuk janë thjesht një kuotë dhe numër në shoqëri, por ato japin rezultate reale dhe cilësore.

E pyetur nëse shoqëria është e gatshme për një grua kryeministre apo presidente, Petrovska thekson se nuk bëhet fjalë për gatishmëri, sepse Maqedonia ka shumë gra të suksesshme që janë të dukshme për publikun.

“Jam e bindur se në të ardhmen qytetarët tanë do të marrin vendime në zgjedhje, pavarësisht nëse janë presidenciale, parlamentare apo lokale, gjithnjë e më pak bazuar në faktin nëse një kandidat është grua apo burrë, por nëse do të kenë besim në cilësitë e tij apo të saj”, theksoi Petrovska.

Sa i përket ekspozimit të grave ndaj seksizmit dhe diskriminimit, Petrovska theksoi se kjo dukuri ende ekziston dhe se nevojitet një dënim i lartë nga e gjithë shoqëria, veçanërisht për shkak se mund të çojë në dukuri të tjera të padëshiruara si dhuna mendore apo fizike.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori