LAJMI I FUNDIT:

Petkovic pas humbjes: Italia shumë e fortë, na dominuan fizikisht dhe mendërisht

Petkovic pas humbjes: Italia shumë e fortë, na dominuan fizikisht dhe mendërisht

Trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkovic ishte i zhgënjyer me paraqitjen e ekipit të tij në humbjen 3-0 ndaj Italisë, duke thënë se vrapimi i kilometrave bëri diferencën.

Italia mposhti me lehtësi Zvicrën në raundin e dytë të Euro 2020 të mërkurën dhe Petkovic pranoi se lojtarët e tij nuk bën aq sa duhet për ta fituar ndeshjen.


“Ne kemi luajtur kundër një Italie shumë të fortë. Ata na krijuan probleme, ne nuk ishim në 100 për qind”, ka thënë fillimisht Petkovic në konferencë për shtyp.

“Ne pësuam gola, nuk ishim të sigurt dhe kjo nuk është normale për ne”.

Italia mposht Zvicrën, kualifikohet në fazën e eliminimit direkt
Lexo po ashtu Italia mposht Zvicrën, kualifikohet në fazën e eliminimit direkt

“Unë tashmë thashë dje se Italia nuk mbërrin nga ndeshja ndaj Turqisë, ata vijnë nga një rrugë prej 29 ndeshjeve radhazi të pamposhtur, me lojtarë që kanë një cilësi të shkëlqyeshme”.

“Nëse ata vazhdojnë kështu, ata kanë një shans të përfundojnë në katër vendet e para. Ka disa ekipe të tjera që garojnë, atëherë kjo varet nga ndeshjet individuale”.

Petkovic vuri në dukje se zviceranët bënë gabime ‘të dukshme’ kundër një Italie të pamëshirshme.

Itali 3-0 Zvicër, notat e Xhakës dhe Shaqirit përballë italianëve magjikë
Lexo po ashtu Itali 3-0 Zvicër, notat e Xhakës dhe Shaqirit përballë italianëve magjikë

“Më duket e qartë. Do të ishte e mjaftueshme të pyesni komentatorin. “Të gjithë bënë gabime, nuk ishte një ndeshje në 100 për qind. Po të kishim qenë, do të kishte qenë ndryshe”.

“Italia ka vrapuar gjashtë kilometra më shumë se ne, është një fakt fizik dhe mendor. Ata kanë luajtur me një ritëm të lartë, aty e kanë bërë ndryshimin”, përfundoi trajneri i Zvicrës. /Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >

Në trend Sport

Më shumë
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga

"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën

Serie A
Kalo në kategori