LAJMI I FUNDIT:

Petkovic kërcënon Shqipërinë

Petkovic kërcënon Shqipërinë
Swiss head coach Vladimir Petkovic, left, poses with Albanian head coach Gianni De Biasi, right, during the UEFA soccer EURO 2016 Final tournament draw, in Paris, France, Saturday, December 12, 2015. (KEYSTONE/Jean-Christophe Bott)

Zvicra i drejtohet me ambiciet maksimale Evropianit ku do të jetë një ndër rivalët e grupit A për Shqipërinë bashkë me Francën dhe Rumaninë.

Përballja me skuadrën e Xherdan Shaqirit dhe shokë është padyshim një ndër më të shumëpriturat nga tifozët Shqiptarë.


Trajneri i formacionit helvet, Vladimir Petkovic në një intervistë për të përditshmen italiane La Republlica në Paris gjatë një takimi të UEFA-s, flet për miqësinë me trajnerin e Shqipërisë, Gianni De Biasi, por duke e bërë të qartë se përballë kuqezinjve në ndeshjen e parë të grupit objektivi është vetëm një, fitorja e madje pa u lodhur shumë në aspektin psikologjik.

“Më bëhet qejfi që luaj kundër një miku, jemi shpesh bashkë dhe flasim shumë. Sigurisht komplimente Giannit për atë që ka arritur dhe që bëri në fushatën eliminatore. Nga ana jonë ndeshja e parë është shumë e rëndësishme, tre pikë shumë të rëndësishme. Sigurisht objektivi unë është që ta fitojmë ndeshjen e parë, pa menduar shumë dhe pa harxhuar shumë energji psikologjike pasi kemi më pas edhe dy ndeshje të tjera”.

Për sa i përket Evropianit, Petkovic gjuan me qitje të largët. Trajneri i Zvicrës kërkon pikët e plota në dy ndeshjet e para në grup për të synuar më pas vendin e parë në përballjen direkte me Francën.

“Sigurisht që jemi të kënaqur që jemi këtu. Bëmë hapim e parë duke u kualifikuar por tani duhet të luajmë dhe pas dy ndeshjeve të para në grup të kemi siguruar kualifikimin në 1/8 dhe pastaj me Francën të luajmë për vendin e parë në grup. Pastaj në ndeshjet e knock-outit mund të synojnë surprizat”, ka thënë Petkovic.

Në trend Sport

Më shumë
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Kalo në kategori