LAJMI I FUNDIT:

Peterle: Reforma zgjedhore, hap shumë i rëndësishëm në rrugën drejt BE-së

Peterle: Reforma zgjedhore, hap shumë i rëndësishëm në rrugën drejt BE-së

Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Alojz Peterle në një konferencë prezantoi raportin përfundimtar të misionit të tij për procesin zgjedhor të 22 tetorit në Kosovë. Raporti përmban një vlerësim të të gjithë procesit zgjedhor dhe ofron 22 rekomandime për përmirësimin e proceseve të ardhshme zgjedhore në Kosovë, përfshirë këtu 7 rekomandime prioritare.

Peterle tha se raporti final i EU EOM reflekton gjetjet e deklaratës preliminare të Misionit, që thotë se zgjedhjet ishin vërtetë konkurruese në pjesën më të madhe të komunave të Kosovës me shumicë shqiptare, por në shumë komunitete me shumicë serbe dhe me komunitete të tjera jo-shumicë fushata u shëmtua nga frikësimet.

“Dobësi të kahershme të procesit zgjedhor në Kosovë duhet të adresohen mjaftueshëm, për shembull çështjet lidhur me regjistrin e votuesve, trajnimin dhe profesionalizmin e këshillave të vendvotimeve, mangësitë në sistemin e votimit jashtë Kosovës, stimulimin e kufizuar për ndjekje penale të aktiviteteve penale që lidhen me zgjedhjet, mungesën e mekanizmave efektivë për kërkesat për financimin e fushatës dhe rregullimin e programeve të sponzoruara në TV”, tha ai.

Peterle më tej shtoi se nevojitet vullnet politik nga i gjithë spektri politik për të adresuar rekomandimet, duke përfshirë ato prioritare të cilat përmbajnë përmirësime në listën e votuesve, mbikëqyrje më të mirë mbi shpenzimet e fushatës, kujdes të shtuar mbi sistemin e votimit jashtë Kosovës, dhe rritje të pjesëmarrjes së grave në procesin zgjedhor.

“Zgjedhjet nuk përfshijnë vetëm ditën e zgjedhjeve, por tërë procesin zgjedhor brenda ciklit zgjedhor”, tha Peterle.

Ai tha se reforma zgjedhore është vetëm një hap në rrugën drejt BE-së, por hap shumë i rëndësishëm.

“BE-ja do të angazhohet në pjesën pasuese gjatë periudhës ndër-zgjedhore dhe është e gatshme të ofrojë ndihmë elektorale dhe mbështetje financiare me fokus në implementimin e rekomandimeve të Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve dhe rekomandimet tjera që do t’i avanconin reformat zgjedhore dhe demokratike në Kosovë”, tha ndër të tjera, shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian.

Ndryshe, më 20 shkurt EU EOM do të mbajë një tavolinë të rrumbullakët për të diskutuar këto rekomandime dhe sugjerime më detajisht. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori