LAJMI I FUNDIT:

Peter Vanhoutte: Vazhdojmë të punojmë për një Maqedoni drejt vlerave evropiane (Foto)

Peter Vanhoutte: Vazhdojmë të punojmë për një Maqedoni drejt vlerave evropiane (Foto)

Ndërmjetësi belg për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni Peter Vanhoutte me një postim në Facebook ka bërë të ditur se do të vazhdoj të punoj për të kthyer Maqedoninë në rrugën evropiane me më shumë vlera demokratike, njofton Telegrafi Maqedoni.

Peter Vanhoutte i ka bërë këto komente në postimin për të falemnderuar miqtë në Facebook për urimet e tyre për ditëlindjen e tij.


”Në javët e ardhshme ne do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet për të sjellë përsëri këtë shtet në rrugë demokratike duke respektuar të gjithë vlerat Evropiane. Të gjithë ju meritoni të jetoni në shtet me prosperitet ku gjithkush duhet të shpreh mendimin e vetë, të punësohet pa frikë për tu larguar nga puna, në një shtet ku taksat e qytetarëve përdoren për të mbështetur zhvillimin e sistemit shëndetësor, sistemi edukativo arsimor dhe zhvillimin e ekonomisë lokale. Shpresoj që një ditë do të ketë ardhmëri për gjeneratat e reja në këtë shtet. Sëbashku, mund ta bëjmë të mundshme.” shkruan Vanhoutte./Telegrafi/

Peter Vanhoutte birthday post