LAJMI I FUNDIT:

Peta të ëmbla

Peta të ëmbla

Materialet për 30-35 copë:
Për mbushjen

• 2 vezë
• 2 të kuqe vezësh
• ¼ lugë ëmbëlsire
• sodë buke
• kripë, një majë luge lëkurë nga gjysmë portokalli
• 1 ¾ lugë gjelle miell
• Vaj ulliri

Për shurupin
• 2 lugë gjelle mjaltë
• ½ filxhan sheqer
• 1 filxhan ujë (ose 2 filxhanë mjaltë dhe 1 ujë)

Për zbukurimin

• kanellë
• arra të grira

Përgatitja:

Rrihni në mikser vezën dhe të kuqët e vezëve së bashku me sodën dhe kripen, për rreth 20 minuta. Shtoni lëngun e portokallit dhe vazhdoni rrahjen, duke shtuar pak nga pak miellin, derisa të bëhet brumë. E ndani në dy topa; e mbështillni me një celofan dhe e vendosni në frigorifer për 2-3 orë.

Në tryezën ku do të punoni hidhni pak miell. Gjithashtu lyeni edhe duart me miell. Hapni brumin në petë shumë të holla (nëse brumi ngjit shtoni miell, me qëllim që të bëhen ëmbëlsirat më të shkrifta). I prisni petët në rripa me trashësi 6 cm dhe gjatësi 15 cm. secilën. I shtrini të gjithë rripat prej brumi njëri mbi tjetrin në tryezë dhe i mbuloni me pecetë që të mos thahen.

Në një tigan të thellë ose tenxhere hidhni vaj me bollëk dhe e digjni atë. Merrni me pirun një rrip brumi. E mbështillni rreth pirunit dhe menjëherë më pas e zhysni në vaj. Këtu e lini derisa të skuqet dhe të fryhet. E përsëritni këtë ritual me të gjitha rripat. I vendosni në një letër thithëse kuzhine që të kullojnë.
Në vazhdim përgatitni shurupin duke zier ujin me sheqerin, derisa të shkrihet dhe më pas shtoni mjaltin. I përzieni materialet derisa të mpiksen. I spërkatni ëmbëlsirat me shurupin dhe i zbukuroni me kanellë dhe arra të grira.