LAJMI I FUNDIT:

Pësojnë Clevelandi dhe Golden State

Pësojnë Clevelandi dhe Golden State

Nuk ka qenë mbrëmja e skuadrave të mëdha në NBA. Dy ekipet finaliste të edicionit të kaluar, Cleveland Cavaliers dhe Golden State Warriors u mposhtën nga New Orleans Pelicans dhe Miami Heat, respektivisht.

Në Louissiana kampioni në fuqi i këtij sezoni u dorëzua me rezultatin e ngushtë 124-122 me formacionin e trajnerit Tyron Lue që pësoi kështu humbjen e 13-të sezonale. Kyrie Irving zhvilloi një nga ndeshjet e tij më të mira në karrierë, por 49 pikët e tij nuk i mjaftuan Clevelandit, transmeton SuperSport.


Në krahun tjetër, dy lojtarët më të mirë mbi parket për New Orleans ishin Jones me 36 pikë dhe Holiday me 33 pikë, 10 asistime dhe 6 kërcime. Sfida e zhvilluar në Smothie King Center nuk kishte shumë histori sepse New Oreleans dominoi nga fillimi dhe vetëm në fund Cavaliers arritën të ngushtonin shifrat.

Disfatë edhe për Golden State Warriors. Në Florida, skuadra e trajnerit Steve Kerr humbi me rezultatin e ngushtë 105-102 ndaj Miami Heat duke e ndalur në shtatë numrin e fitoreve radhazi. Vijon forma e mirë e ekipit të Eric Spoelstras, me Miamin që regjistroi suksesin e katërt rresht. Më i miri mbi parket rezultoi Dion Waiters me 33 pikë ndërkohë që Kevin Durant në krahun tjetër nuk arriti të realizonte më shumë se 27 pikë.

Një tjetër paraqitje super e Rusell Westbrook që për të satën herë në këtë sezon, arriti tri shifrat e dyfishta duke udhëhequr Oklahoman drejt një fitoreje me shumë peshë në fushën e Utah Jazz. 97-95 ishte rezultati në favor të skuadrës së trajnerit Billy Donovan, me Westbrook që koleksionoi në total, 38 pikë 10 asistime dhe 10 kërcime.

Nuk zhgënjeu as San Antonio Spurs që në New York, mposhti lehtësisht me rezultatin e thellë, 112-86 vendasit e Brooklyn Nets, për meritë edhe të australianit Mills që realizoi 20 pikë.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Premier League
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Kalo në kategori