LAJMI I FUNDIT:

Peshqit – Horoskopi për vitin 2019. Çfarë ju sjell viti i ardhshëm në punë, shëndet, dashuri…

Peshqit – Horoskopi për vitin 2019. Çfarë ju sjell viti i ardhshëm në punë, shëndet, dashuri…

Lexoni se çfarë mund të prisni në vitin 2019 në punë, shëndet, dashuri dhe cilat janë ato këshilla të cilat mund të ndihmojnë në marrjen e vendimeve të rëndësishme!

Telegrafi hollësisht zbulon se çka ju pret në vitin e ardhshëm.


Puna:

Në fushën e punës mund të prisni vit të mirë, sepse 2019-a ju sjell mjaft mundësi të volitshme dhe rrethana të lumtura. Në fillim të vitit do të keni më shumë motivim që të angazhoheni rreth financave, gjë që do të keni përmirësim dhe shtim të gjendjes së llogarisë suaj.

Tremujori i parë i vitit nuk ju sjell harmoni në marrëdhëniet me bashkëpunëtorët, gjë që do të çrregullojë planet tuaja dhe do të ngadalësojë realizimin e qëllimeve.

Nga prilli do të keni sukses që më mirë të harmonizoheni. Do të arrini sukses në fushat e komunikimit dhe të tregtisë. Do të orientoheni në negociata rreth projekteve të reja, posaçërisht të atyre të mëdha dhe në periudha të gjata.

Do të arrini që së paku një punë të rëndësishme ta nisni, madje në një kohë relativisht të shkurtër do të filloni të keni fitimin e sigurt dhe të pritur.

Më shumë kujdes duhet t’i kushtoni përfundimit të detyrave të punës në afatin e caktuar, sepse do të jeni të mbuluar me kërkesa të ndryshme të klientëve, mirëpo edhe të eprorëve që do t’jua marrin kohën e vlefshme. Kjo do të kërkojë nga ju kompromis dhe organizim më të mirë.

Korriku ju është i përshtatshëm për të shkuar me pushime, si edhe për punë në detyrat e mbetura dhe të lëna për më vonë.

Nga gushti deri në tetor do të keni rastin që të dilni në pah në fushën e publikut dhe të tërhiqni më shumë klientë, gjë që do t’ju sjellë vëllim më të madh të punëve, por edhe do të ndikojë pozitivisht në fitimin tuaj, si edhe në ngritje në karrierë.

Qarkullimi i pagesave do t’ju zhvillohet më ngadalë dhe me vështirësi, gjë që do të kërkojë që më shumë të angazhoheni rreth realizimit të kërkesave në mënyrë që të mundeni me kohë t’i paguani borxhet tuaja.

Nga mesi i tetorit do të merrni përkrahje nga eprorët tuaj për një projekt i cili deri atëherë është planifikuar dhe organizuar me kujdes.

Do të arrini sukses në çdo gjë që kërkon dije teknike dhe aftësitë gjetjes së zgjidhjeve të shpejta dhe efikase.

Deri në fund të vitit do të merrni mirënjohje për punën tuaj, ndërkaq fitimi do të jetë mbi pritjet tuaja.

Peshqit e papunësuar do të kenë mundësi punësimi në fushat e industrisë, tregtisë, si edhe në punët të cilat kërkojnë analizë dhe kreativitet.

Punë të re mund të gjejnë më së lehti në maj, gusht dhe nëntor.

Shëndeti:

Nga fillimi i vitit shëndeti do t’ju jetë i ndryshueshëm. Do të keni prirje të ftoheni dhe do të keni qarkullim të vështirësuar të gjakut. Janë të mundshme çrregullimet hormonale.

Nga pranvera shëndeti do të fillojë t’ju përmirësohet dhe do të jeni më shumë në lëvizje. Kondicioni juaj do të arrijë formë të qëndrueshme dhe do të keni imunitet më të mirë.

Gjatë korrikut tensioni i gjakut do t’ju oscilojë, ndërkaq gjatë nëntorit janë të mundshme pengesa urinare. Ushqimi juaj duhet të jetë kalorik, mirëpo duhet të përfshijë artikuj lehtë të tretshëm.

Do t’ju bëjë mirë që si shtesë xhelëve të merrni antioksidante në formë të çajit të gjelbër, algave të detit dhe himeve (krundeve). Merrni suplemente të cilat përmbajnë magnez dhe kompleks vitaminash.

Hani më shumë pemë, perime dhe peshk. Ulni marrjen e ushqimit të shpejtë dhe delikatesave.

Dashuria:

Nëse jeni në lidhje: Gjysma e parë e vitit do t’ju sjellë shumë bisedime me partnerin mbi planet dhe qëllimet e përbashkëta. Komunikimi juaj do të jetë më i mirë se më parë dhe mbi të gjitha do të merreni vesh.

Do të hasni edhe në diçka rreth së cilës nuk do të mund të pajtoheni, gjë që kohë pas kohe do t’ju shkaktojë tensione. Nëse do të jeni të sinqertë ndaj njëri-tjetrit, shpejt do të mundë t’i zgjidhni.

Pjesa e dytë e vitit do të jetë më e volitshme për realizimin e një qëllimi apo më shumë qëllimeve të përbashkëta.

Do të arrini të përmirësoni buxhetin shtëpiak. Udhëtimet e përbashkëta, shpërngulja në banesë më të madhe dhe më të rehatshme apo adaptimi i banesës aktuale do t’ju afrojë edhe më shumë.

Do të keni më shumë kohë që të shkoni bashkërisht edhe në vende të cilat i doni. Kohë pas kohe do të ketë mospajtime kur është fjala për emocionet.

Nëse jeni të lirë: Ju duhet një partner emocional i cili do të ketë natyrë të ndjeshme dhe me të cilin mund të kuptoheni mirë.

Do të ndiheni të vetmuar një kohë, sepse nuk do të takoni dikë me të cilin mund të realizoni një kontakt mjaft të afërt. Do të keni disa aventura të shkurtra.

Në gusht do të njihni një person i cili do të dallohet me shkathtësinë e veta të vendosjes së marrëdhënieve të harmonishme dhe të pjekura, i cili do të dallohet nga shumica e personave që i njihni.

Simpatitë do të jenë të dyanshme dhe do të filloni lidhjen e cila do t’ju përgjigjet.

Peshqit diç më të vjetër do të bëhen të afërt me personin me të cilin më parë herë pas here janë takuar dhe kanë ndarë interesime të përbashkëta.

Midis ju të dyve do të lindin emocione. Në fillim do të jeni të turpshëm dhe të përmbajtur, mirëpo deri në vjeshtë do të filloni lidhje të harmonishme. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Këshilla Lifestyle
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Si të lajmë lodrat prej pelushi

Si të lajmë lodrat prej pelushi

Këshilla dhe ide
Çfarë puthjesh dëshirojnë meshkujt, çfarë femrat?

Çfarë puthjesh dëshirojnë meshkujt, çfarë femrat?

Lifestyle
Të drejtat dhe obligimet e trashëgimtarit në procedurën trashëgimore: Testamenti dhe gjithçka që duhet të dini

Të drejtat dhe obligimet e trashëgimtarit në procedurën trashëgimore: Testamenti dhe gjithçka që duhet të dini

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori