LAJMI I FUNDIT:

Peshorja – Horoskopi vjetor për 2023

Peshorja – Horoskopi vjetor për 2023

Parashikimi për dashurinë, punën dhe shëndetin

Horoskopi vjetor për vitin 2023 për Peshoren tregon se viti për këtë shenjë nuk do të jetë i lehtë, por do të jetë jashtëzakonisht argëtues dhe dinamik. Është e mundur që ajo që bëjnë këtë vit t’i sjellë Peshores sukses në planin afatgjatë.


Ju keni mundësinë të përmirësoheni, të përparoni dhe të mësoni se si të krijoni marrëdhënie cilësore me të tjerët. Kontakti me njerëzit mund të nënkuptojë si në punë ashtu edhe në dashuri, por është e rëndësishme të mbroheni nga manipulimet gjatë njohjeve të reja, transmeton Telegrafi.

Puna

Muajt janar dhe shkurt janë dukshëm të “vakët” në biznes dhe pa ngjarje të mëdha. Prisni ngjarje më intensive nga muaji mars – një periudhë për partneritete dhe bashkëpunime biznesi, punë të reja, avancime.

Hyrja e Saturnit në fushën e cila ka të bëjë me përditshmërinë në biznes, përgjegjësinë dhe kolegët nga ju do të kërkojë efikasitet të shtuar, më shumë përpjekje dhe përkushtim në punë, rutinë më të mirë në biznes – por, nga ana tjetër, aq më parë nga muaji maj – do t’ju sjellë zgjerim dhe ekspansion në fushën e biznesit dhe situatë më të mirë financiare.

Esenca me Saturnin në këtë fushë është – aq sa i jep vetes, aq edhe do të marrësh si këmbim… Yjet ju mbështesin, si dhe drejtimi juaj i brendshëm, ndaj mos u shqetësoni për financat, sepse paratë shfaqen gjithmonë në kohën e duhur.

Periudha nga gjysma e korrikut deri te gjysma e shtatorit nuk është e volitshme – mund t’ju sjellë probleme në realizimin e planeve, organizim të dobët të biznesit, por edhe shtim të shpenzimeve dhe investime të këqija. Shtatori, aq më parë tetori dhe nëntori – janë më të volitshëm.

Ju duhet të analizoni mundësitë tuaja financiare dhe të gjeni mënyra për të përmirësuar gjendjen tuaj financiare. Për shembull, ju mund të fitoni para nga hobi juaj, të filloni biznesin tuaj, të bëheni partner në projektin e dikujt tjetër – të gjitha këto opsione do të jenë të suksesshme.

Më së shumti shkoni pas qëllimeve tuaja dhe do të ndiheni të fuqizuar për të ndërmarrë veprime të reja. Rregullimet e rëndësishme të jetës do t’ju lejojnë të përparoni më shpejt. Ju presin përfitime financiare dhe mundësi për një punë të re.

Shëndeti

Për Peshoret është koha që t’i rishqyrtojnë shprehitë e tyre madje edhe ato se çfarë qëndrimi kanë ndaj vetes.

Gjysma e parë e vitit është e favorshme për ato Peshore që kanë vendosur të kujdesen për shëndetin e tyre. Kushtojini vëmendje të veçantë rutinës suaj të përditshme dhe modeleve të gjumit.

Mos harroni për një dietë të ekuilibruar për të shmangur problemet me peshën e tepërt. Hani produkte të shëndetshme, të freskëta dhe organike. Mos harroni për aktivitetin fizik. Nëse është e mundur, filloni ditën me ushtrime të lehta, joga dhe fitnesi gjithashtu do të ishin opsione të shkëlqyera. Por mos e teproni – ngarkesat e tepërta mund të ndikojnë negativisht në gjendjen e trupit në tërësi.

Saturni është në fushën e sëmundjeve dhe kërkon që me tematikën shëndetësore të merreni me përgjegjësi. Probleme të shtuara për të sëmurët kronikë.

Dashuria

Vitin e filloni me Jupiterin në fushën e partneriteteve, me sunduesen tuaj Venerën midis Merkurit dhe Plutonit retrogradë në fushën e cila lidhet me familjen, por edhe me të kaluarën dhe me Marsin, planetin partner, i cili është retrograd në fushën tuaj të fatit.

Gjithçka tregon për përcaktime të mëdha në çështjet e dashurisë, ngjarje dhe ndryshimet të forta do të jenë të pranishme në gjysmën e parë të vitit.

Kjo është një periudhë për fejesa, martesa dhe fillim të jetës së përbashkët (sepse do të jeni të gatshëm edhe partneri edhe ju të merrni vendime të rëndësishme për avancimin e marrëdhënies), por gjithashtu edhe periudhë në të cilën ato marrëdhënie të cilat kanë plotësuar qëllimin e tyre nuk do të ekzistojnë më – për çka është posaçërisht i rëndësishëm muaji prill kur keni qenien e Diellit në fushën e partneritetit.

Zënia e diellit në shenjën tuaj në muajin tetor te personat që janë në lidhje dashurie do të aktivizojë sfidën e hyrjes në një histori sekrete emocionale – gjë që për pasojë mund të ketë momente të reja vendimtare, por vetëm në vitin 2024.

Kur bëhet fjalë për ata që nuk janë në lidhje dashurie, në këtë vit do të kenë rregullim përfundimtar dhe përcaktim të marrëdhënieve të kaluara, të cilat disi kanë mbetur të heshtura brenda tyre. Prandaj fillimi i vitit është posaçërisht i përshtatshëm, si edhe periudha nga gjysma e muajit korrik deri në muajin shtator.

Për dashuri të reja muajt mars dhe prill janë fantastikë dhe atëherë mund të shfaqet personi me të cilin do të mund shpejt të filloni një bashkim serioz. Po ashtu, qershori dhe periudha deri në gjysmën e korrikut janë të shkëlqyeshëm dhe ju sjellin dashuri të ngrohtë dhe të fuqishme në jetë.

Kapërcejeni periudhën dhe pjesën e dytë të korrikut – pjesa e parë e shtatorit do t’ju sjellë diçka që do t’ju duket si përrallë, por shumë shpejt do të shndërrohet në pritje të zhgënjyera. Muajt tetor dhe nëntor janë solidë.

Kultivoni marrëdhënie të qëndrueshme. Vlerësoni të dashurit tuaj dhe përpiquni t’i kuptoni më mirë. Mos kërkoni nga shpirti binjak atë që nuk jeni në gjendje t’i jepni vetes. Mësoni t’u besoni ndjenjave tuaja, tregoni dashurinë, ngrohtësinë, kujdesin, të cilat janë karakteristike për Peshoren nga natyra.

Çdo marrëdhënie që krijoni është e rëndësishme të filloni me ndershmëri, sepse mashtrimi dhe madje edhe vetë-mashtrimi mund të kenë një efekt të keq në të ardhmen dhe të shkatërrojnë atë që keni ndërtuar. Merrni vendime me kujdes. Nëse dikush ju zhgënjen dhe ju lëndon, përkushtohuni dhe mendoni nëse duhet  dhënë edhe një shans. 2023-ta mund t’ju sjellë mësime të rëndësishme për faljen. /Telegrafi/