LAJMI I FUNDIT:

Peshkut në akuarium i pëlqejnë përkëdheljet nga pronari (Video)

Peshkut në akuarium i pëlqejnë përkëdheljet nga pronari (Video)

Bon Shaw nga Missouri i Shteteve të Bashkuara, ka një peshk i cili dëshiron të ledhatohet gjatë tërë kohës.

Madje, gjallesa injoron edhe ushqimin, sapo pronari tij fut dorën në akuarium, transmeton Telegrafi.


“Mendon se është qen dhe i nevojitet ledhatimi. Sa herë që e futi dorën në ujë, ai afrohet dhe ka dëshirë të jetë pranë” ka shkruar Shaw lidhur me rastin.

Dëshirën e këtij peshku, ai e kishte vërejtur pa dashje teksa po rregullonte gurët dhe ai iu afrua për ta përkëdhelur. /Telegrafi/