LAJMI I FUNDIT:

Pesë vite nga nënshkrimi, Kosova lë shumë për të dëshiruar në zbatimin e MSA-së

Pesë vite nga nënshkrimi, Kosova lë shumë për të dëshiruar në zbatimin e MSA-së

Janë bërë pesë vjet prej kur Kosova dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Megjithatë, sipas ekspertëve, Kosova nuk ia ka dalë t’i përmbushë shumë kritere të kësaj marrëveshje.

Në tetor të 2015-tës, ish-kryeministri Isa Mustafa, e asokohe krye diplomatja evropiane, Frederica Mogherini, nënshkruan marrëveshjen e parë dhe të vetme deri tash kontraktuale mes Kosovës e Bashkimit Evropian, atë të Stabilizim Asociimit.

Kështu, Kosova zotohej se do t’i përmbushte obligimet që dalin nga MSA-ja, në mënyrë që të vazhdojë rrugën e saj integruese drejt Bashkimit Evropian.

Mirëpo, pesë vjet pas, analistët vlerësojnë se institucionet kosovare lënë shumë për të dëshiruar në zbatimin e saj.

“Në aspektin praktik mendoj se kanë mbet shumë gjëra, përveç nënshkrimit, hyrjes në fuqi, vendosjes së raporteve bilaterale me BE-në, që janë obliguese në një formë, përveç kësaj mendoj se kanë mbetur shumë aspekte të tjera që duhet të zbatohen dhe mendoj se institucionet e tona lënë shumë për të dëshiruar kur flasim për zbatimin e kësaj marrëveshje”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Emrush Ujkani.

E për Butrint Berishën nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike, edhe Bashkimi Evropian në disa pika nuk tregoi interes për zbatim, përcjell Telegrafi.

“Edhe në pjesën e BE-së ka pasur pjesë ku ka mundur të bëhet më shumë, ta zëmë tek titulli 2 i MSA-së, që trajton politikën e jashtme, aty parashihet që Kosova dhe Bashkimi Evropian të harmonizojnë politikën e jashtme dhe të sigurisë, madje aty ceket gjithashtu që BE-ja do të ndihmojë Kosovën për anëtarësim brenda shoqërisë ndërkombëtare ku lejohet, d.m.th. parashihet që BE-ja ta ndihmojë Kosovën për anëtarësime në organizata ndërkombëtare, sidoqoftë për këtë pikë nuk ka pasur interes nga ana e BE-së që të zbatohet”, deklaroi Butrint Berisha.

Në Kosovë, sipas dy analistëve ishte pritur me entuziazëm nënshkrimi i MSA-së. Megjithatë, kaq vjet pas arritjes së marrëveshjes,  vendi nuk ka përmbushur pritshmërinë./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori