Dasma është një prej kujtimeve të paharrueshme që do t’ju përcjellë gjatë tërë jetës.

E pasi që është një përjetim kaq i rëndësishëm, pse të mos jetë diçka shumë unike, një dasmë si në përrallë të cilën çdo kush do ta kishte zili?

Për çiftet që duan të udhëtojnë dhe të kenë një martesë në një vend të largët,  destinacionet ekzotike janë një përvojë plotësisht ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim dhe padyshim janë një zgjedhje e për të cilën nuk do të pendoheni.

Imagjinoni plazhet me ujë kristal të pastër, rërën e bardhë, gurët vullkanik mahnitës dhe një dekor me lule tropikale, e pikërisht në këtë ambient imagjinoni edhe veten në ditën më të rëndësishme të jetës tuaj. A nuk është magjike?

Duke shpalosur vende të ndryshme këto më poshtë konsiderohen disa prej më të bukura në botë për të kurorëzuar martesën tuaj.

Maldive

Ishujt Maldive janë të njohura në mbarë botën për peizazhe piktoreske, por gjithashtu janë të pasur me një kulturë të ngrohtë dhe ekzotike. Këta ishuj janë foleja e një numri të madh të hoteleve të cilët cilësohen si ndër më të mirët në botë. Me ujërat e kristalta të cilat ndërthuren lehtësisht me rërën e bardhë, drunjtë e palmave dhe klimën e favorshme, Maldives do të ju sigurojnë një dasmë që as vetë s’do t’i besoni bukurive që do të shohin sytë tuaj.

Mauritius

Mauritius është një ishull i oqeanit Indian i cili konsiderohet si një parajsë tropikale dhe një destinacion ideal për të kurorëzuar martesën. Mark Twain kishte të drejtë kur kishte thënë se: “Së pari u krijua Mauritius e pastaj parajsa; dhe se parajsa u kopjua pas Mauritius”. Nëse imagjinoni të ndiheni si në parajsë në dasmën tuaj atëherë Mauritius është vendi i duhur për ju.

Zanzibar

Nëse po kërkoni plazhe të pastra që ju lënë pa frymë nga bukuria, kulturë unike dhe ambient mahnitës dhe xhungla si në filma , atëherë Zanzibar, vendi tanzanian në zemër të Afrikës është destinacioni i përkryer.
Një perëndim dielli shumëngjyrësh në plazhet e pafundme do të bënin ditën tuaj të dasmës të jetë super romantike.

Tajlanda

Nëse jeni duke kërkuar të martoheni në një vend të huaj, ekzotik dhe të përballueshëm financiarisht, atëherë nuk ka vend më të mirë se Tajlanda. Plazhet e pa prekura nga dora e njeriut, atmosfera, mikpritja e vendasve dhe ushqimi tradicional do të arrijnë të bëjnë zemrën tuaj dyfish entuziaste për ditën më të rëndësishme të jetës tuaj.  Tajlanda është padyshim një nga vendet më të bukura në tokë, i pasur me një kulturë dhe bukuri të pafund gjë që e bën perzgjedhje ideale për të thënë fjalën e cila do të ndryshojë përgjithmonë jetën tuaj: “Pranoj”.

Sri Lanka

Sri Lanka është një ishull në jug të Indisë në Oqeanin Indian. Peizazhet e larmishme e bëjnë këtë vend si një prej destinacioneve më të bukura dhe të rralla. Ndërthurja e botës së egër, kulturës, natyrës mahnitëse dhe një numër i madh i hoteleve luksoze do ta bënin dasmën tuaj një event për t’u pasur zili.

Nëse jeni duke e pyetur veten si mund të organizoni një dasmë të tillë prej Kosovës apo regjionit atëherë përgjigja është kjo: AS Travel e bën atë për ju duke ofruar paketat më të mira turistike përfshirë organizimin. E gjitha që duhet të bëni është që të rezervoni udhëtimin tuaj drejt njërit prej këtyre vendeve dhe të sigurohuni që të përjetoni më së miri ditën më të veçantë të jetës, për gjërat tjera përkujdeset AS Travel.

Kontakto dhe rezervo biletën e ëndrrave : +38345245888

Artikull i sponsoruar