LAJMI I FUNDIT:

Pesë të vrarë e pesë të plagosur nga të shtënat në Illinois të SHBA-së

Pesë të vrarë e pesë të plagosur nga të shtënat në Illinois të SHBA-së

Një person ka vrarë pesë kolegë të tij të punës dhe ka plagosur pesë zyrtarë policorë. Ngjarja ka ndodhur në Illinois të Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarët policorë kanë qëlluar për vdekje sulmuesit, gjatë incidentit që ndodhi më 15 shkurt.


Policia thotë se sulmuesi i dyshuar është 45-vjeçari Gary Martin, i cili ishte në proces të largimit nga puna nga kompania Henry Pran në Aurora, Illinois.

Po ashtu, një punëtor tjetër i kompanisë ku ndodhën të shtënat është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Guvernatori i shtetit të Illinois, J.B. Pritzerk u ka thënë gazetarëve: “Zoti i bekoftë forcat e rendimit, të cilët po përballen me rreziqe”.

Të shtëna armësh në Illinois, raportohet për disa të plagosur – arrestohet i dyshuari (Foto/Video)
Lexo po ashtu Të shtëna armësh në Illinois, raportohet për disa të plagosur – arrestohet i dyshuari (Foto/Video)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka shkruar në Twitter: “Punë e mirë nga forcat e rendit në Aurora. Ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave. Amerika është me ju”.

Të shtënat në Aurora, ndodhën një ditë para përvjetorit të parë të të shtënave në një shkollë të mesme në Florida, ku u vranë 17 persona, ngjarje kjo që nxiti një debat kombëtar mbi armët.

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Kalo në kategori