Në çdo kohë gjatë lidhjes tuaj mund të shfaqen shenja se marrëdhënia nuk po shkon në drejtimin që ju dëshironi.
Është e rëndësishme të vini re nëse këto janë probleme që mund t’i kapërceni ose është koha për t’u larguar.
Neglizhenca kronike
Nuk ka asgjë më të keqe sesa të përgatiteni me entuziazëm për një datë, të pala tjetër do ta shtyjë me lehtësi vetëm një orë para çastit të rënë dakord. Shpjegimi më i zakonshëm është se diçka i ka dalë papritur.
Përveç një problemi urgjent ose shëndetësor, nuk ka arsye që dikush të jetë kaq i pakujdesshëm për kohën tuaj.
Mungesa e vlerave të përbashkëta
Nëse jeni duke kërkuar një partner afatgjatë, është e nevojshme të krahasoni cilat vlera i ndani. Nëse e vendosni familjen në radhë të parë, ka shumë të ngjarë që nuk do të arrini gjuhë të përbashkët me dikë për të cilin nuk është përparësi. E njëjta gjë vlen edhe për gjërat themelore si ambicia, dëshira për fëmijë, besnikëria, botëkuptimet politike, besimi dhe ndjenja e aventurës.
Dhe derisa me siguri që nuk do të bini dakord për gjithçka, merrni parasysh nëse jeni dakord për ato gjëra që kanë më shumë rëndësi për ju. Përndryshe, lidhja mund të jetë problematike. Është e vështirë të zgjidhet një problem nëse partneri juaj dëshiron diçka krejtësisht të ndryshme.
Nuk e harroni ish-in tuaj
Dikush që ka ende ndjenja për ish-partnerët ndoshta nuk do të ketë vend për ju në jetë, të paktën jo tani. Nëse shpresoni për një marrëdhënie me dikë që jeton në të kaluarën, është një shpresë e kotë.
Nuk debatoni në mënyrë të drejtë
Grindjet janë pjesë normale e çdo marrëdhënieje, por gjëja më e rëndësishme është si i trajtoni ato. Nëse reagoni me ofendime ndaj partnerit tuaj sa herë që ka bërë diçka të gabuar, nuk është e shëndetshme.
Komunikimi i mirë është themeli për një marrëdhënie të shëndetshme. Mënyra se si grindeni me partnerin tuaj tregon nivelin e aftësive tuaja të komunikimit.
Nuk ka besim
Besimi është spiranca që mban marrëdhënien dhe pa të nuk keni përshtypjen se partneri është pjesëmarrës aktiv në lidhjen tuaj.
Kur besimi mungon ose është në një nivel shumë të ulët, e ardhmja e marrëdhënies për të dy partnerët është e dhimbshme, frustruese dhe e vështirë, si edhe pa perspektivë.
Nëse nuk mund ta besoni fjalën e partnerit tuaj ose të zbuloni nëse është i sinqertë, kjo nuk është marrëdhënia në të cilën dëshironi të jeni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë
Ç’do të thotë nëse shihni shpesh numrin 6? Numerologjia shpjegon fenomenin
Maska
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel