Pesë pozitat ende të lira në administratën e Bidenit: Nga Prokurori i Përgjithshëm deri tek Drejtori i CIA-s

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden ende nuk ka përzgjedhur njerëzit në disa role kryesore në administratën e tij, përfshirë avokatin e përgjithshëm, sekretarin e punës dhe sekretarin e tregtisë.
Qëllimi i demokratit ishte që të gjitha - ose shumica - e zgjedhjeve të tij të mbetura të Kabinetit të njoftohen deri në Krishtlindje, i tha më parë CNN-it një zyrtar në tranzicion, por perspektivat për ta arritur këtë kohë, po zbehet.
I nominuari për Prokuror të Përgjithshëm nuk pritet të shpallet përpara Krishtlindjes, thotë një person i njohur me këtë çështje për CNN-in, ndërsa Biden vazhdon të diskutojë një nga një pozitat e profilit të lartë të administratës së tij.
Prokuror i Përgjithshëm, Drejtori i CIA-s, Sekretari i Tregtisë, Sekretar i Punës, Administratori i biznesit të vogël janë pesë pozitat që kanë mbetur pa ri-emërime.
Më poshtë është lista e të nominuarve deri më tani, të cilët pritet të punojnë gjatë katër viteve të ardhshme me Bidenin, i cili më 20 janar do të merr detyrën si president i SHBA-së. /Telegrafi/






















































