LAJMI I FUNDIT:

Pesë persona të lënduar nga përmbysja e veturës në rrugën Tetovë-Shkup

Pesë persona të lënduar nga përmbysja e veturës në rrugën Tetovë-Shkup

Pesë persona, prej të cilëve njëri më rëndë, janë lënduar pasi makina e tyre “Renault” me targa të Tetovës, ka dalur nga rruga në autostradën Shkup-Tetovë.

Aksidenti ka ndodhur në orën 00:35 kur vozitësi A.E (45) ka humbur kontrollim mbi makinën dhe ka dalur nga rruga, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Më rëndë është lënduar bashkëudhëtarja L.XH (71) e cila është dërguar në klinikën “Nënë Tereza”, ndërsa lëndime të rënda ka marrë edhe bashkëudhëtari M.E (42) dhe dy persona të moshës 13 dhe 15 vjeçare.

Policia ka kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe pritet të jepen arsyet e aksidentit./Telegrafi/