LAJMI I FUNDIT:

Pesë persona, që po kërkohen nga Policia e Kosovës

Pesë persona, që po kërkohen nga Policia e Kosovës

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligjin për publikimin e fotografive me shënime të tjera të personave të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës, kohëve te fundit ka lëshuar disa kërkesa për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim arrestimin e personave të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Policia e Kosovës vazhdimisht kërkon që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar ta lajmërojë Policinë apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.


Por kush janë personat që kërkohen nga policia dhe për cilat vepra penale dyshohen?

Vetëm muajin e fundit policia ka publikuar fotografitë e pesë personave të kërkuar, në mesin e tyre edhe një shtetas i Shqipërisë, ky i fundit edhe i dënuar.

Leon Zekaj 24-vjeçar i lindur në Pejë, është i kërkuar për veprat penale: “Mbajtje nё pronësi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve”   dhe “ Vjedhje”.

Përparim Osmanaj 47 vjeç, i lindur në Durrës- Shqipëri, i dënuar dhe i kërkuar për veprën penale: “Blerje,Posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e Narkotikëve”.

Labinot Zeqaj 32 vjeç nga Deçani, është i kërkuar për veprën penale: “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e Narkotikëve”.

Kushtim Haliti 37 vjeç i lindur në Pejë, i gjykuar, është i kërkuar për veprën penale: “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e Narkotikëve”.

Fidan Kelmendi 34 vjeç, është i kërkuar për veprën penale: “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e Narkotikëve”.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ditë më parë ka njoftuar se falë bashkëpunimit me qytetarët është arritur të arrestohen gjithsej dymbëdhjetë persona, me urdhërarrest të kërkuar për vepra të ndryshme penale.

Në trend Lajme

Më shumë
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Politikë
Kalo në kategori