LAJMI I FUNDIT:

Pesë misteret më të mëdha për të cilat edhe sot nuk ka përgjigje (Foto/Video)

Pesë misteret më të mëdha për të cilat edhe sot nuk ka përgjigje (Foto/Video)

Edhe përkundër faktit që shkencëtarisht janë zbardhur të gjitha aspektet e jetës, megjithatë ekzistojnë disa gjëra për të cilat edhe sot e kësaj dite nuk dihet se çfarë ka ndodhur.

Këto janë disa nga misteret që shkencëtarët i kanë futur në top pesëshen, transmeton Telegrafi.


Qyteti i humbur

Atlantisa është një nga misteret më të vjetra dhe të mëdha në Tokë. Qysh nga Epoka e Drurit, njerëzit janë munduar ta gjejnë atë qytet. Besohet se në Atlantisa është zhdukur për shkak të përmbysjes së cunamit pas dridhjes së tokës. Filozofi grek Platoni e kishte përshkruar Atlantisen si një ishull afër Gjibraltarit, që ka qenë shtëpia e civilizimit më të madh në tokë.

Sipas të dhënave, Atlantisa ka qenë e banuar me njerëzit më të bukur, dhe besohet se atje dikur kishte qenë tempulli i Poseidonit dhe që gjithçka ishte mbuluar me flori. Deri më sot askush nuk ka qenë në gjendje ta gjej lokacionin e saktë të Atlantisës, dhe të gjej pasurinë e këtij vendi.

Mumiet

Nuk bëhet fjalë për mumiet, por për trupat e ruajtur mirë që janë gjetur në shumë katakombe në pjesën veriore të Evropës. Edhe përkundër faktit që me kalimin e kohës trupat e njerëzve dekompozohen pas vdekjes, këta trupa megjithatë, për shkak të hapësirë specifike, asnjëherë nuk janë prishur, por përkundrazi janë ruajtur mirë – ku lëkura dhe organet e brendshme ishin sikur të kishin lindur sot.

Mijëra trupa të tillë kanë origjinën qysh nga Epoka e Hekurit dhe në shumicën prej tyre janë gjetur gjurmë të vrasjeve, gjë që qon në një përfundim se ata janë vrarë gjatë ritualeve pagane. Megjithatë, ende nuk ka dëshmi se pse trupat janë hedhur ashtu, dhe pse janë gjetur nëpër Gjermani, Irlandë, Britani të Madhe dhe vende tjera të Evropës Veriore.

Jack the Ripper

Ai është vrasësi më famëkeq i të gjitha kohërave, për të cilin edhe sot nuk dihet identiteti i saktë. Fjala është për vrasësin serik që kryente masakra në Londër gjatë periudhës gusht-nëntor të vitit 1888. Besohet se ai është përgjegjës për vrasjet brutale të paktën pesë prostitutave në Whitechapel në pjesën lindore të Londrës, transmeton Telegrafi.

“The Ripper” i vriste duke ua prerë fytin dhe më pas i gjymtonte, duke ua nxjerrë organet e trupit. Besohet se është përgjegjës edhe për 13 vrasje të ngjashme gjatë të njëjtës periudhë kohore. Me kalimin e viteve janë prezantuar teori të ndryshme se kush mund të jetë në të vërtet ky vrasës, por asgjë konkrete. Megjithatë edhe sot e kësaj dite nuk dihet se kush ishte ky vrasës serik.

Stonehenge

Për këtë “bust” janë shkruar shumë libra, por askush deri më sot nuk ka arritur ta zbërthej funksionin e saj. Stonehenge është një “ndërtim” nga koha e Neolitit dhe e Bronzit, dhe gjendet në Amensbury në Wiltshire, rreth 13 kilometra në veriperëndim të Solsberyt. Gjendet në listën e monumenteve të mbrojtura të UNESCO-së që nga viti 1986, dhe përbëhet prej disa blloqeve të gurit, ku secili prej tyre peshon 6 tonë, dhe që janë të vendosur afër njëri-tjetrit.

Qëllimi dhe domethënia e saj vazhdon të mbetet enigmë, por ekzistojnë shumë teori, edhe pse asnjëra prej tyre nuk ka dëshmi të forta.

Mbreti Arthur

Mbrethi Arthur, shpata në gur, magjistari Merlin dhe kalorësit e tryezës së rrumbullakët janë pjesë e legjendës së sundimtarit të fuqishëm që mundi Saksonët dhe krijoi perandorinë e Anglisë, Irlandës, Islandës, Norvegjisë dhe Francës. Por, nuk ekziston ndonjë dëshmi e fortë për këtë. Gjithçka bazohet në një legjendë që u tregohet ushtarakëve në mënyrë që t’ua rrisin moralin.

Përveç kësaj legjende, nuk ka kurrfarë dëshmie tjetër për shpatën, Merlinin dhe kalorësit. Edhe përkundër mungesës së dëshmive për ekzistencën e tij, shumë historianë besojnë se Mbreti Arthur ka ekzistuar dhe se do të gjinden dëshmi për ekzistencën e tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Trupat izraelite kryejnë një operacion në Rafah - publikohen pamjet nga fushëbeteja

Trupat izraelite kryejnë një operacion në Rafah - publikohen pamjet nga fushëbeteja

Azia
Britania dëbon diplomatin rus - por pse tani po veprojnë britanikët

Britania dëbon diplomatin rus - por pse tani po veprojnë britanikët

Evropa
U vesh si grua dhe përdori pasaportën e motrës, policia kufitare ukrainase arreston burrin që deshi të largohet nga vendi

U vesh si grua dhe përdori pasaportën e motrës, policia kufitare ukrainase arreston burrin që deshi të largohet nga vendi

Evropa
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Kalo në kategori