LAJMI I FUNDIT:

Pesë gabime të cilat i bëjmë kur varim perdet: Rregulla për dukje të bukur dhe elegante të dritareve

Pesë gabime të cilat i bëjmë kur varim perdet: Rregulla për dukje të bukur dhe elegante të dritareve

Nuk ka rëndësi vetëm blerja e perdeve dhe varja e tyre për 5 minuta

Nëse e gaboni gjatësinë, nuk i hekurosni dhe nuk i kapni bukur, shtëpia do të duket e çrregullt dhe e zhveshur, transmeton Telegrafi.

Këto janë gabimet më të shpeshta të cilat i bëjmë kur i varim perdet…

– Gabimi nr. 1 – Para blerjes nuk i keni matur saktësisht dimensionet e dritareve. Gjëja e parë të cilën duhet ta bëni para se të blini perdet është të matni dritaret dhe të mendoni çfarë perde dëshironi dhe cilën gjatësi duhet ta kenë dhe vetëm atëherë të shkoni në shitore.

Në këtë mënyrë do të dini se çfarë kërkoni dhe më i vogël është probabiliteti që të gaboni.

– Gabimi nr. 2. – Keni varur perdet tepër ulët. Nëse keni banesë të vogël apo garsonierë dhe i varni perdet ulët, dritarja juaj do të duket edhe më e vogël. Perdet varni sa më afër tavanit në mënyrë që hapësira të duket më e madhe. Në dhomë të dimensioneve mesatare, ideale është që perdet të jenë më ulët 5 cm nga tavani.

– Gabimi nr. 3. – Keni blerë perde tepër të shkurtra. Perdet e gjata deri në dysheme do t’i japin shtëpisë suaj frymë luksoze, por edhe vizualisht do ta zgjasin hapësirën.

Nëse dëshironi të blini perde me rrudha, disenjatorët këshillojnë të kenë gjatësi deri në dysheme, sepse më lehtë mund t’i qitni tegel nëse do të ketë nevojë.

– Gabimi nr. 4. – Përtoni të hekurosni. Perdet e zhubravitura duken të parregullta, dhe vetvetiu edhe shtëpia juaj do të duket ashtu.

Para se t’i varni, merrni hekurin dhe hekurosni mirë perdet.

– Gabimi nr. 5. – Nuk e keni zgjedhur mirë mbajtësen e perdeve. Kur zgjidhni perdet, patjetër duhet të mendoni edhe për varësen e perdeve. Nëse perdet janë të rënda, duhet të zgjidhni varëse më masive dhe më të forta të cilat do të mbajnë peshën.

Mendoni edhe për stilin, në pajtim me enterierin tuaj dhe perdet e zgjedhura blini mbajtëse të bukur në mënyrë që dritaret tuaja të duken elegante dhe me shije. /Telegrafi/