LAJMI I FUNDIT:

Pesë artikuj që nuk duhet t’i mbani në banjë

Pesë artikuj që nuk duhet t’i mbani në banjë
(Foto: Pexels)

Jo të gjitha gjërat janë të përshtatshme që të ruhen në banjë. Disa thjesht nuk përkasin atje, ndërsa disa kanë arsye të vlefshme pse nuk duhet të qëndrojnë atje.

Nëse mbajmë disa sende në një mjedis të lagësht dhe të nxehtë, kjo mund të ndikojë në shëndetin dhe pamjen tonë, por edhe qëndrueshmërinë afatshkurtër të vetë artikujve.


Pesë artikujt e mëposhtëm mund të bëjnë më shumë dëm sesa mirë nëse i mbani pranë vaskës tuaj:

Stolitë

Banja nuk është vendi i duhur për ruajtjen e stolive tuaja, edhe nëse thjesht i hiqni ato para se të bëni dush. Një mjedis i lagësht do të bëjë që stolia të oksidohet më shpejt, duke bërë që ajo të humbë shkëlqimin dhe të nxihet. Nëse nuk është ar i pastër, pjesët tuaja të preferuara të përbëra nga metale të ndryshme do të reagojnë keq ndaj lagështisë.

Si t’i pastroni nga myku qoshet e vaskës që janë të vështira për t’u arritur
Lexo po ashtu Si t’i pastroni nga myku qoshet e vaskës që janë të vështira për t’u arritur

Peshqirët

Mbajtja e peshqirëve të lagur në banjë mund të jetë shumë e keqe. Nxehtësia dhe lagështia i bëjnë banjat një terren perfekt për mbarështimin e baktereve dhe peshqirët do t’i marrin mikrobet që më vonë mund t’i transferojmë në lëkurën tonë. Në mënyrë ideale, duhet t’i lani peshqirët pas tri përdorimeve dhe t’i thani plotësisht përpara se t’i përdorni.

Rroja

Avulli i dushit dhe akumulimi i lagështisë mund të ndryshkin brisqet e rrojës, gjë që mund ta dëmtojë lëkurën tuaj. Edhe nëse e pastroni dhe e thani siç duhet pas përdorimit, ruajtja në një ambient të lagësht të banjës do ta shkurtojë kohëzgjatjen e përdorimit të rrojës.

Përse të gjithë e mbajnë këtë bimë në banjë?
Lexo po ashtu Përse të gjithë e mbajnë këtë bimë në banjë?

Produktet për kujdesin e lëkurës

Kur kremi i lëkurës nuk është i mbyllur fort, ajri i lagësht në banjë mund të nxisë rritjen e baktereve që shkaktojnë aknet. Sa herë që bëni dush, nxehtësia mund të shkaktojë shpërbërjen e përbërësve. Një sirtar i thatë jashtë tualetit është vendi i përsosur për t’i ruajtur produktet e kujdesit të lëkurës.

Mbajtësi i sapunit

Mbajtja e sapunit pranë dushit mund të shkurtojë kohëzgjatjen e përdorimit të tij. Uji do ta shkrijë sapunin dhe mbetjet do të grumbullohen në kabinën tuaj. Mënyra më e mirë për ta ruajtur sapunin është ta mbani atë në një enë sapuni me vrima larg dushit. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Këshilla Lifestyle
Tetë dobësitë më të mëdha të shenjës së Demit, sipas një astrologu

Tetë dobësitë më të mëdha të shenjës së Demit, sipas një astrologu

Astrologji
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Vila njëkatëshe: Plani i hollësishëm i shtëpisë e cila frymon elegancë dhe arkitekturë bashkëkohore

Vila njëkatëshe: Plani i hollësishëm i shtëpisë e cila frymon elegancë dhe arkitekturë bashkëkohore

Dizajn dhe Arkitekturë
Kalo në kategori