LAJMI I FUNDIT:

Pesë arsyetimet më të marra për ndarje

Pesë arsyetimet më të marra për ndarje

Ndarja kurrë nuk është e lehtë, por arsyetimet false vetëm sa e bëjnë atë edhe më të pakëndshme.

Sinqeriteti është receta më e mirë për ndarje, por në të njëjtën kohë edhe më e vështira. Frika nga ballafaqimi direkt i shtyn meshkujt që të kërkojnë arsyetime dhe t’i fshehin arsyet e vërteta të ndarjes. Ja disa nga arsyetimet më të marra:

"Thjesht, nuk kam kohë për lidhje"
Sikur t’i pëlqenit me të vërtetë, ai do të mund të gjente kohë për lidhje dhe për aktivitete të përbashkëta. Me këtë arsyetim, ai vetëm mundohet që të ndahet pa ju lënduar.


"Ti nuk ke faj, fajin e kam unë"
Me një arsyetim të tillë, meshkujt duan që ta krijojnë një ndjenjë të rreme të sigurisë. Ata nuk duan që t’i ofendojnë të dashurat, por duan edhe që të dalin nga lidhja pa dramaticitet të madh.

"Nuk mund të ta ofroj atë që të nevojitet"
Me këtë arsyetim mashkulli gjoja sakrifikohet, vetëm që ju ta keni më mirë në jetë. Por, sikur t’ju donte me të vërtetë, ai do të mundohej që t’ua ofronte atë që doni, e jo të ikte si qyqar.

"Nuk jam i gatshëm për lidhje"
Fraza "nuk jam i gatshëm për lidhje", në fakt d.m.th se nuk është i gatshëm për lidhje me ju. Për të, lidhja juaj ka qenë vetëm argëtim rasti.

"Më fal, nuk mund të flas tani"
Në fillim të lidhjes keni kaluar për mrekulli, derisa një ditë, ai ka pushuar së lajmëruari në thirrjet tuaja. Arsyetimet bëhen gjithnjë e më të shpeshta, e thirrjet e tij gjithnjë e më të rralla.
/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Aktivitete sportive
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Gjërat që kurrë nuk duhet t’ua thoni adoleshentëve tuaj: Kjo do ta bëjë jetën më të lehtë

Gjërat që kurrë nuk duhet t’ua thoni adoleshentëve tuaj: Kjo do ta bëjë jetën më të lehtë

Këshilla Lifestyle
Përveç gjokseve, ekzistojnë edhe lloje të ndryshme të penisave

Përveç gjokseve, ekzistojnë edhe lloje të ndryshme të penisave

Lifestyle
Kalo në kategori