LAJMI I FUNDIT:

Pesë arsyet e mbajtjes së ujit nga organizmi

Pesë arsyet e mbajtjes së ujit nga organizmi
(Foto: Pexels)

Nëse pjesë të caktuara të trupit tuaj janë të fryrë, ekziston mundësia që sasi më të mëdha të ujit të mbahen në organizëm. Edhe pse trupi i njeriut përbëhet nga 85 për qind ujë, mbajtja e ujit në trupin tonë mund të shkaktojë shqetësim të madh.

Sipas dietologes Brittany Dunn, lëngu i tepërt kalon përmes veshkave dhe ekskretohet përmes urinimit, megjithatë, ndonjëherë lëngu i tepërt mund të bllokohet midis organeve dhe lëkurës. Këto janë disa nga arsyet pse keni ujë të tepërt në organizmin tuaj.


Konsumoni shumë kripë

Ushqimet e kripura mund të rezultojnë në ‘peshën e ujit’. “Në mënyrë tipike, kjo është një gjë e zakonshme që mund të ndodhë pasi kripa do ta nxjerrë ujin, duke e bërë atë të shkojë në ato vende ku nuk dëshironi të shkojë. Por, kjo është zakonisht një çështje afatshkurtër”, shpjegon ekspert i të ushqyerit, Toby Amidor, citon Eat This, Not That.

Koha e ciklit menstrual

Cikli menstrual mund të jetë gjithashtu fajtor për shtimin në peshë. Shumë femra priren të mbajnë ujë menjëherë para dhe gjatë ciklit të tyre menstrual. Kjo është për shkak të ndryshimeve hormonale gjatë ciklit menstrual, të cilat gjithashtu mund të çojnë në ndjeshmëri të gjoksit.

Koha e duhur për të pirë ujë me limon
Lexo po ashtu Koha e duhur për të pirë ujë me limon

Konsumoni shumë karbohidrate

Karbohidratet janë një tjetër arsye pse organizmi mund të mbajë sasi të tepër të ujit. Mbajtja e ujit ndikohet nga rezervat e energjisë, pra glikogjeni, i cili ruan tri deri në katër gramë ujë për një gram. Kur ndaloni së ngrëni karbohidrate, trupi juaj përdor glikogjenin për t’u furnizuar me energji. Me përdorimin e glikogjenit të ruajtur, uji i tepërt largohet.

Jeni të dehidruar

Kur jeni të dehidruar, organizmi dëshiron ujë. Prandaj, është e përshtatshme që dehidrimi të rezultojë në mbajtjen e ujit për ta rivendosur ekuilibrin. Sipas Mayo Clinic, simptoma të tjera të dehidrimit përfshijnë urinim më të paktë, marramendje, lodhje, etje ekstreme dhe urinë të errët.

Tri pije për humbje të shpejtë të peshës
Lexo po ashtu Tri pije për humbje të shpejtë të peshës

Keni probleme me gjëndrën tiroide

Një tiroide joaktive është një gjendje shëndetësore, ku tiroidja nuk funksionon siç duhet dhe mjeku juaj mund të përshkruajë një diuretik për të ndihmuar në largimin e ujit të tepërt. Nëse mendoni se keni probleme me gjëndrën tiroide, sigurohuni që të kontaktoni mjekun tuaj në mënyrë që të merrni trajtimin adekuat.

Keni insuficiencë venoze

Insuficienca venoze është një gjendje ku venat nuk funksionojnë siç supozohet, gjë që zakonisht rezulton në mbajtje të dukshme të ujit në këmbë, sidomos në pjesën e poshtme. Pamjaftueshmëria venoze mund të çojë në parehati, errësim të lëkurës dhe potencialisht të çojë në infeksion. Kjo ka tendencë të ndodhë kur uleni ose qëndroni në këmbë për periudha të gjata kohore. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori