A vuani nga pagjumësia? Atëherë nuk jeni të vetmit, pasi që miliona njerëz përgjatë globit kanë probleme të bëjnë një sy gjumë të mirë.

Përderisa amerikanët vendosin ta luftojnë këtë problem me ilaçe të ndryshime, ilaçet e tilla krijojnë varësi dhe vijnë me një listë të gjatë të efekteve anësore të cilat mund të përfshijnë kapsllëkun, marramendjen, probleme me fokus etj, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, lajmi i mirë është se personat e prekur me pagjumësi kanë edhe alternativa tjera për ta kuruar këtë problem.

Me disa përbërës shtëpiak ju mund të bëni një sy gjumë të mirë dhe të pushoni më mirë se kurrë.

Përbërësit: 170 gramë qumësht organik pa hormone, një pikë ekstrat vanilje, një lugë gjelle mjaltë

Për ta përgatitur këtë, fillimisht e nxehni qumështin, por nuk e lini të vlon. Posa ta keni nxehur qumështin për disa minuta, vendoseni atë në një gotë të xhamit dhe shtoni mjaltin me vanilje. Përbërësit i përzieni mirë dhe produktin e konsumoni para se të shkoni në shtrat. /Telegrafi/