LAJMI I FUNDIT:

Përzgjedhësi Shatri flet për misionin dhe synimet e ekipit të femrave në Evropianin e basketbollit

Përzgjedhësi Shatri flet për misionin dhe synimet e ekipit të femrave në Evropianin e basketbollit
(Foto: basketbolli.com)

Përfaqësuesja A e Kosovës (Femrat) tash e disa ditë ka filluar stërvitjet për tu përgatitur për ndeshjet në kuadër të FIBA Kampionatit Evropian të Shteteve të Vogla, që do të zhvillohet në Qipro prej 28 qershor deri më 3 korrik në Nicosia të Qipros.

Rreth atmosferës në Përfaqësuese dhe për rrjedhën e përgatitjeve në ditët e para, ka folur përzgjedhësi i Kosovës, Fidan Shatri: “Çdo fillim është motivues, sidomos kur bëhet fjalë për Përfaqësuesen e Kosovës, entuziazmi është maksimal, si nga vajzat, ashtu edhe për stafin. Të gjithë jemi të vetëdijshëm që po i mbrojmë ngjyrat e shtetit dhe kur bëhet fjalë për mbrojtjen e ngjyrave të shtetit mundohemi që ta japin maksimumin”.


Tutje Shatri ka folur edhe për pritshmëritë rreth këtyre ndeshjeve. “Tash është viti i dytë dhe është thyer akulli për pjesëmarrje në gara ndërkombëtare. Besoj që këto ditë që i kemi në dispozicion deri në udhëtimin në Qipro do të mundohemi që të përgatitemi sa më mirë për pjesëmarrje”, ka thënë Shatri për faqen zyrtare të FBK-së.

Vashat “Dardane” do ti zhvillojnë katër ndeshje për gjashtë ditë dhe sipas Shatrit ky ritëm i ndeshjeve mundet të shkaktojë vështirësi.

Këtë vit në listën e gjerë të Përfaqësueses janë ftuar edhe disa lojtare të reja që jetojnë dhe veprojnë jashtë vendit. “Lista është baza e vitit të kaluar, pasi që edhe në 2021 jemi munduar që ta kombinojmë listën me lojtarë me përvojë, të cilat ndër vite kanë kontribuar në basketbollin e femrave dhe lojtareve të reja, prej të cilave presim shumë në të ardhmen. Po mendoj që kjo ecuri nga 2021 dhe ky vit të jetë një themel i një baze të Përfaqësueses që të jetë një vazhdimësi edhe viteve të ardhshme”.

Synimet e Kosovës janë të qarta: “Synimet janë që të punojmë, përgatitemi dhe paraqitemi sa më mirë. Çdo trajner kërkon qe te jetë sa më i suksesshëm me kombëtare, por për këto synime do t’i flasim pas përfundimit të kampionatit”.

Në fund përzgjedhësi i Kosovës ka edhe një mesazh për vashat “Dardane”. “Mesazhi për vajzat të cilat janë të ftuara është që të japin maksimumin, pasi që duhet të krenohen që përfaqësojnë ngjyrat dhe flamurin e shtetit duke u paraqitur sa më mirë në këtë Kampionat Evropian, ndërkaq për tifozët Dardanët, shpresojmë të kemi përkrahjen e njëjtë si vitin e kaluar edhe këtë vit”.

Vashat “Dardane” në vitin e kaluar janë stolisur me medaljen e bronztë, në pjesëmarrjen e tyre të parë në FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla.

Ndeshjen e parë Kosova e zhvillon më 28 qershor me Maltën, pastaj më 29 qershor ballafaqohet me Andorrën. Më 30 qershor Kosova do të zhvillojë ndeshjen e parafundit me Qipron, kurse ndeshjen e fundit e zhvillon më 2 korrik ndaj Norvegjisë.

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ndërkombëtare
Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori