Një qytet i largët bregdetar në Australi ka regjistruar temperaturat prej 50.7 gradë Celsius.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, temperatura e së enjtes në Onslow të Australisë Perëndimore, përputhet me një rekord të vendosur në vitin 1962 në Australinë e Jugut.

Onslow dhe zonat përreth mund të shohin rekorde të thyera përsëri pasi temperaturat priten të rriten pak të premten.

Kjo vjen derisa Australia Perëndimore zjarre të mëdha në pyll në muajin e kaluar.

Një zjarr pranë lumit Margaret ka djegur më shumë se 6,000 hektarë tokë, duke detyruar evakuimin.

Byroja e Meteorologjisë konfirmoi të enjten se Onslow regjistroi temperaturat e larta gjatë pasdites.

Sipas medieve lokale, temperatura mesatare në Onslow në këtë periudhë të vitit është 36.5 gradë Celsius. /Telegrafi/