LAJMI I FUNDIT:

Përurohet fusha sportive në Kaçanik

Përurohet fusha sportive në Kaçanik

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministri Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe kryetari i Kaçanikut Besim Ilazi, ka përuruar sot fushën e futbollit në këtë komunë si dhe ka parë nga afër punimet në palestrën e sporteve, projekte të cilat kapin vlerën mbi 1 milionë euro.

Kryeparlamentari Veseli ka përgëzuar ministrin e Kulturës, Kujtim Gashi për realizimin e këtyre projekteve si dhe kryetarin e Komunës së Kaçanikut për punën transparente.


“Rinisë, urime kjo fushë e sportit. Sot jam midis dy bartësve të përgjegjësive institucionale, të cilët janë shembull për të tjerët në institucionet e Kosovës. Janë njerëz që punojnë me transparencë, punojnë për qytetarët dhe janë të pa korruptuar. Ky është imazhi që duhet t’i japim Kosovës. Kosova është vend i shpresës, i rinisë. Kosova është vend i besës dhe i besimit.  Nuk do të lejojmë që rinia jonë të shkojë. Do të investojmë në rini. Kjo është vetëm një pjesë e investimit në këtë drejtim. Do të investohet edhe më shumë, edhe në fusha të tjera, në mënyrë që të krijojmë perspektivë, të ketë vende pune dhe të rinjtë të mos ikin në vende të tjera.  Kaçaniku ka mundësi të jashtëzakonshme të zhvillimit. Ne do të përfundojmë këto investime, që arrijnë shifrën në 1 milion e 200 mijë euro. Përveç kësaj fushe, është edhe pallati i sportit i cili po qëndron këtu prej 10 vjetësh dhe do të përfundojë brenda qershorit. Ky është edhe zotimi i ministrit të Kulturës”, tha Kryeparlamentari Veseli.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi tha se rinia e kësaj komune ka merituar terene të mira sportive dhe tani falë bashkëpunimit me kryetarin Besim Ilazi si dhe mbështetjen e kryeparlamentarit Kadri Veseli, këto projekte po realizohen.

Nga ana e tij, kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi, falënderoi kryeparlamentarin Kadri Veseli për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e projekteve në këtë komunë.

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori