LAJMI I FUNDIT:

Përurohet fusha e tenisit në Pejë, mban emrin e Enes Nallbanit, personi që kontriboi shumë për këtë sport (Video)

Përurohet fusha e tenisit në Pejë, mban emrin e Enes Nallbanit, personi që kontriboi shumë për këtë sport (Video)

Të premten në Pejë është përuruar fusha moderne e tenisit, e cila e mban emrin e ish – kryetarit të klubit të tenisit Peja, Enes Nallbani, që ka ndërruar jetë një vit më parë.

Nallbani nga dashamirët e këtij sporti, po konsiderohet njëri nga më meritorë që tenistët pejanë kanë kulm mbi kokë.


Prerjen e shiritit e kanë bërë Genis Nallbani, i biri i të ndjerit, Enes Nallbani dhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri

Në këtë ngjarje në mesin e shumë pjesëmarrësve ishin edhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, për të cilin Enes Nallbanit i takojnë meritat kryesore që ky projekt ka marrë formën aktuale.

Ai më tutje ka thënë se Nallbani ka pasur një vullnet të jashtëzakonshëm për shtyrjen përpara të këtij sporti në qytetin e Pejës.

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri së bashku me familjen e ish – kryetarit të Klubit të Tenisit “Peja”, Enes Nallbani

“Mendoj se sportdashësit duhet të jenë mirënjohës çdo herë të ndjerit për punën e madhe që e ka bërë për këtë fushë”, ka shtuar Muhaxheri.

Nënkryetari i Federatës së Tenisit të Kosovës (FTK), Shkelzen Domi ka thënë se Peja ka bërë shumë për tenisin, duke i ofruar sipas tij, 6 fusha në dispozicion.

Sipas tij, i kemi katër fusha në Brestovik, derisa 2 të tjera sipas tij, janë të mbyllura dhe mund të shfrytëzohen vjeshtës dhe dimrit.

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri në foto me Melos Nallbanin, talentin e madh pejan të tenisit, njëherit i biri i të ndjerit, Enes Nallbani

“Është interesant se pse Peja mundet t’i ketë të gjitha këto fusha e qytetet tjera nuk munden”, ka theksuar Domi.

Para të pranishmëve me një fjalë rasti është drejtuar Lendita Nallbani, bashkëshortja e Enes Nallbanit. Ajo ka thënë se burri i saj kishte jetë të shkurtër, por kishte kontribuar për sportin pejan dhe për tenisin në veçanti.

Trajneri i Klubit të Tenisit “Peja”, Kreshnik Arifi, bashkëshortja dhe dy djemtë e Enes Nallbanit

“Sot po e bëni Enesin dhe veprat e tij që të mos vdesin kurrë. Ju falemnderoj që keni qëndruar afër”, ka shtuar Lendita Nallbani.

Ndryshe, Enes Nallbani ka qenë kryetar i klubit të tenisit Peja. Ai ka ndërruar jetë një vit më parë, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori