LAJMI I FUNDIT:

Përurohet çerdhja e re për 200 fëmijë të komunës së Lipjanit

Përurohet çerdhja e re për 200 fëmijë të komunës së Lipjanit

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti i shoqëruar me bashkëpunëtor sot ka përuruar çerdhen e re në qytetin e Lipjanit.

Me këtë rast Ahmeti tha se është kënaqësi e veçantë përurimi i një objekti me standarde të larta dhe kushte moderne, i cili do të shërbejë për edukimin e fëmijëve në moshë të hershme.


Ai ka theksuar se investimi në çerdhe publike, është po aq i rëndësishëm sa investimi në institucione të arsimit të lartë, sepse sa më të vegjël të kyqen fëmijët në institucione arsimore aq më shumë përparojnë dhe përgatiten për rrugën e tyre drejt shkollimit.

“Ishte edhe zotim i yni që Lipjanit t’i shtohet edhe një çerdhe e re, në mënyrë që gjithë atyre që punojnë të kenë mundësi shtesë për vendosjen e fëmijëve të tyre në këtë institucion publik” është shprehur kryetari Ahmeti.

Për shkak të situatës aktuale të ballafaqimit me pandeminë COVID-19, kryetari Ahmeti u bëri apel punëtorëve të çerdhes dhe prindërve që sjellin fëmijët e tyre në këtë çerdhe, të respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Në anën tjetër, drejtoresha e çerdhes publike në Lipjan, Biha Azemi tha se me rritjen e numrit të banorëve në qytetin e Lipjanit është shtuar edhe kërkesa për çerdhe publike, prandaj ka falenderuar Komunën e Lipjanit për këtë investim.

Çerdhja e përuruar sot në Lipjan ka kapacitete për pranimin e 200 fëmijëve, por që gjatë kohës së pandemisë do të punojë me kapacitete të reduktuara. Ky investim është nga Komuna e Lipjanit dhe arrinë vlerën: 323, 991.89 euro.​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

Drejtësi
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga

Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga "Albkings", jepni dëshmitë në polici

Drejtësi
Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Drejtësi
Kalo në kategori