LAJMI I FUNDIT:

Përurohen koristë e biçikletave në Çair

Përurohen koristë e biçikletave në Çair

Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Çairit kanë promovuar rrugën e parë me korsi për biçikleta, që kalon përmes dy komunave Butel dhe Çair. Përgjatë rrugës “Brigada e Dytë Maqedonase” që është në kompetencë të Qytetit të Shkupit do të funksionoj edhe një rrugicë e veçantë për biçikleta, e mbrojtur me shtylla të vogla me sinjalizim. Drejtori i Ndërmarrjes “Rrugët dhe Rrugicat- Shkup Senad Smailoviq thotë se projekti filloi nga kjo rrugë pasi e njëjta është më e ngarkuar ndërsa pritet të vazhdoj edhe në pjesë tjera të qytetit.

Filluam me këtë rrugë sepse në këtë rrugë ndodhen rreth tri shkolla dhe çerdhe ku lëvizja e vet këmbësorëve është intensive. Kemi liruar rreth 2,4 kilometra hapësirë për lëvizjen e vet këmbësorëve dhe diku rreth 1,2 kilometra korsi për lëvizjen e çiklistëve, tha Senad Smailoviq, drejtori i N.P “Rrugët dhe rrugicat – Shkup”.


Mendoj që një projekt i tillë i ka munguar Komunës së Çairit dhe pasi që jemi në kufi me Komunën e Butelit dua këtu të paralajmëroj se edhe rruga Hristijan Todorovski Karposh është në përgatitje e sipër të procedurave për të bërë korsi për çiklistë. Gjithashtu, të gjitha këto korsi do të kenë lidhshmëri edhe me komunën e Butelit, u shpreh Visar Ganiu, Kryetar i Komunës së Çairit.

Qytetarët mirëpresin investimet e tilla por thonë se kjo nuk duhet të pengoj apo të shkaktoj rrëmujë në lëvizjen e makinave pasi rruga aktuale në të dy anët ka një ngushtim tani pas vendosjes së korsisë për biçikleta.

“Ligjet e reja duhet të zbatohen jo vetëm të ekzistojnë në letër, duhet pak kontroll të bëj policia, të bëhen inspektime dhe bëhet më mirë. Kurrë nuk është vonë, gjeneratat e reja le ti gëzojnë të mirat.”

“Nëse nuk vazhdojnë edhe në pjesët tjera, kjo nuk do të jetë efikase. Nëse vazhdojnë më tej mirë, nëse jo ku do të shkojnë çiklistët. Më mirë të hapet rruga Hristijan Todorovski Karposh sepse ajo është thuajse gati vetëm të lëshohet në përdorim sepse ka shumë ngarkesë në komunikacion.”

Nga Komuna e Çairit paralajmëruan se do motivojnë qytetarët për përdorim më të madh të biçikletave me ofrimin e vauçerëve për 50 qytetarët të parë që do blejnë biçikletë me vlerë prej 3000 denarë. /Alsat-M/