LAJMI I FUNDIT:

Perteshi: Kosovarët e përfshirë në sulme terroriste për shkaqe individuale, jo shtetërore

Perteshi: Kosovarët e përfshirë në sulme terroriste për shkaqe individuale, jo shtetërore

Hulumtuesi i çështjeve të sigurisë, Skënder Perteshi, thotë se nuk është hera e parë e përfshirjes së kosovarëve në sulme terroriste sikur ai mbrëmshmi që ndodhi në Vjenë të Austrisë.

Perteshi thotë se kjo nuk do të jetë as hera e fundit veçse kjo duhet të tregojë vetëm shkaqe individuale e jo shtetërore.


“Përfshirja e qytetarëve të Kosovës në aktivitete terroriste jashtë territorit të Kosovës nuk është për herë të parë që ka ndodh mbrëmë dhe as nuk do te jetë hera e fundit”.

“Në të kaluarën e kemi rastin kur një qytetar i Kosovës vret dy ushtarë amerikan në aeroportin e Frankfurtit. Po ashtu në vitin 2012 në sulmin e Turqisë janë përfshirë qytetarët nga Kosova, ka një ka qenë një tjetër sulm vetëvrasës që ka qenë i përfshirë një kosovar në Bagdad ku janë vrarë mbi 70 qytetarë”, tha Perteshi në Klan Kosova.

“Duhet të kemi parasysh që këto janë shkaqe individuale që nuk nënkupton se e gjithë diaspora e Kosovës e përqafon këtë ideologji pasi që është e përfshirë në akte terroriste ndaj qytetarëve civilë në vendet e Bashkimit Europian”.

“Kur flasim për qytetarët e Kosovës që përfshihen në akte terroriste që vijnë nga diaspora duhet të kemi parasysh që ata nuk qytetarë të Kosovës por vetëm se prindërit e tyre janë me origjinë nga Kosova. Këta janë një gjeneratë që janë gjenerata e tretë nga Kosova që kanë lindur në diasporë, janë të rritur në diasporë kanë shumë pak të bëjë me Kosovën dhe janë pak të lidhur me të”, deklaroi Perteshi.

Perteshi mes tjerash tha se sot virtualisht apo individualisht çdo kush që e ndjen vetën si pjesë e ISIS-it dhe me qenë pjesë e ideologjisë në nivel global mund të ndërmerr ndonjë veprim dhe ta legjitimoj atë në frymën e islamit për t’i shkaktuar dëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori