LAJMI I FUNDIT:

Personat me shtrëngim të fortë të duarve janë më të mirë në zgjidhjen e problemeve dhe testet e memories

Personat me shtrëngim të fortë të duarve janë më të mirë në zgjidhjen e problemeve dhe testet e memories

Një studim i ri ka zbuluar se personat me shtrëngim të fortë të duarve janë më inteligjentë dhe kanë kujtesë më të fortë.

Hulumtimi, i kryer nga Universiteti i Manchesterit, ka analizuar 475,397 persona përgjatë Mbretërisë së Bashkuar dhe ka zbuluar se ata me shtrëngim më të fortë të duarve gjithashtu performojnë më mirë në çdo test të funksionimit të trurit, transmeton Telegrafi.


Në përgjithësi, shtrëngimi i fortë i duarve është ndërlidhur pozitivisht dhe dukshëm me kujtesën vizuale, shpejtësinë e reagimit, dhe me disa lloje tjera të kujtesës.

Duke pasur parasysh këtë, një shtrëngim i fortë i duarve mund të jetë shenjë për shefat kur kërkojnë punëtorët më inteligjentë në një intervistë.

Për një shtrëngim të përsosur të duarve, duhet t’i keni parasysh këto këshilla: përdoreni dorën e djathtë; shtrëngojani dorën, por jo shumë; sigurohuni ta keni dorën të tharë (pa djersë); mos e mbani më gjatë se dy deri në tre sekonda.

Shtrëngimi i dorës gjithashtu duhet të ekzekutohet duke mbajtur njëkohësisht kontaktin me sy, bashkë me një buzëqeshje të mirë natyrale. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Një udhëzues si të gjeni se ç’masë unaze keni

Një udhëzues si të gjeni se ç’masë unaze keni

Bëje vet
Kalo në kategori