LAJMI I FUNDIT:

Përshpejtoni metabolizmin dhe nxisni zorrët tuaja në mënyrë plotësisht natyrale

Përshpejtoni metabolizmin dhe nxisni zorrët tuaja në mënyrë plotësisht natyrale

Kapsllëku është një ndër problemet më të këqija të cilat mund t’i keni kur është fjala për zorrët dhe metabolizmin i cili ndikon në punën e tyre, mirëpo ekzistojnë mënyrat se si të luftoni me kapsllëkun

Gjëja më e mirë lidhur me këtë është që të gjitha këto mënyra në tërësi janë natyrale, ndërkaq shumicën e tyre e praktikoni çdo ditë.

Provoni disa nga këto shtatë mënyra të cilat me siguri do të japin rezultate.


Hani mjaft fibra

Ushqimi i pasur me fibra me mjaft ujë, siç janë karotat, mollët dhe avokadoja janë burim i shkëlqyeshëm i fibrave të cilat mund t’ju ndihmojnë që t‘i nxisni zorrët tuaja.

Merrni suplemente fibrash

Kërkoni në barnatore suplemente të cilat do t’ju ndihmojnë që të nxisni zorrët tuaja pa ngrënë ushqim të pasur me fibra, transmeton Telegrafi.

Pini një filxhan kafe madje sipas mundësisë të nxehtë

Pijet e nxehta përgjithësisht, posaçërisht kafja apo çaji në mëngjes, mund t’ju ndihmojnë. Kafja është e obligueshme për ata të cilët përpiqen që çdo mëngjes t’i zbrazin zorrët. Sasia e madhe e kafeinës të cilën e ka kafja në vete do të bëjë punën e nxehtë apo e ftohtë, mirëpo pijet e tjera të ftohta me kafeinë nuk do të bëjnë punë.

Ushtroni së paku pak

A ju ka ndodhur që ndonjëherë në mes të stërvitjes jeni detyruar të shkoni në tualet? Vrapimi, alpinizmi, vozitja e biçikletës etj. mund t’jua përshpejtojnë metabolizmin.

Provoni t’i bëni masazh perineumit

Teknika e shtypjes së perineumit me gishtin tregues dhe me gishtin e mesëm mund t’ju ndihmojë te kapsllëku, sepse në këtë pjesë të trupit gjendet numër i madh përfundimesh nervore. 82 për qind e njerëzve të cilët e kanë provuar këtë teknikë të zbrazjes, kanë thënë që kanë vazhduar ta praktikojnë edhe më vonë.

Provoni ndonjë laksativ të cilindo ta gjeni në barnatore

Ekzistojnë barna të cilat mund t’ju ndihmojnë, por të cilat mund t’jua rekomandojë farmacisti. Prandaj pyetni dikë në barnatore që t’ju rekomandojë ilaçin i cili do t’ju përshtatet më së miri.

Në të kundërtën, provoni me laksativin e rekomanduar

Nëse kuptoni që keni problem më të madh se sa keni menduar, patjetër shkoni te mjeku. Ai do t’ju caktojë terapinë e cila do t’ju ndihmojë që t’i nxisni zorrët tuaja dhe do t’i lehtësoni problemet. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Të njohim produktet
Kalo në kategori