Bashkimi Evropian bëri thirrje për heqjen e barrikadave nga pjesa veriore e Kosovës dhe tha se është i angazhuar në lehtësimin e shtendosjes së situatës në këtë pjesë.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, dhe i dërguari i posaçëm Miroslav Lajçak janë në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë aktorët për të shtendosur situatën në pjesën veriore me qëllim të sigurimit të një mjedisi të qetë dhe të sigurtë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Thirrjet e BE-së u bënë në ditën kur serbët lokalë organizuan një protestë në Rudar, në pjesën veriore të Kosovës, në kundërshtim të, siç thanë, politikave të Qeverisë së Kosovës. Prej afro dy javësh, së paku nëntë barrikada u ngritën në veriun e vendit.
“Bashkimi Evropian, së bashku me partnerët e tij, vazhdon të jetë plotësisht i angazhuar në lehtësimin e shtendosjes së situatës në pjesën veriore të Kosovës me qëllim që të sigurohet një mjedis i qetë dhe i sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri ishte i qartë, javën e kaluar, se barrikadat duhet të hiqen. Përfaqësuesi i Lartë dhe i dërguari i Posaçëm i BE-së, Lajçak, janë në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë aktorët dhe do të vazhdojnë ta bëjnë një gjë të tillë, ashtu siç ka thënë edhe Përfaqësuesi i Lartë”, tha Stano, për RTV21.
Një javë më parë shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell tha përpara një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së se është e papranueshme bllokada e rrugëve dhe personat e armatosur që shëtisin rrugëve dhe këtë nuk do ta pranojnë nga partnerët që aspirojnë të ardhmen evropiane, Borrell deklaroi se Këshilli Evropian u ka bërë thirrje të dyja palëve që të përmbahen nga dhuna dhe nga veprimet provokative. Borrell gjithashtu ju bëri thirrje të dyja palëve që të kthehen në tryezën e bisedimeve duke e cilësuar këtë si thelbësore për të ardhmen e tyre evropiane.
Stano tha se takimet e radhës në kuadër të dialogut do të bëhen publike në një kohë të përshtatshme.
“Kur bëhet fjalë për takimet e radhës në kuadër të dialogut, si gjithnjë, ne do ta bëjmë publike nëse dhe kur të jetë e përshtatshme”, tha Stano.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert