LAJMI I FUNDIT:

Përse shërben shiriti i verdhë në mes të pelenave?

Përse shërben shiriti i verdhë në mes të pelenave?

Ndihmon t’ia ndërroni pelenën bebes në kohë, do t’ju kursejë para dhe do ta shpëtojë beben nga pezmatimi i lëkurës

Në qoftë se jeni bërë për herë të parë prindër, me siguri shumë gjëra që kanë të bëjnë me beben ju janë të panjohura.

Mos u brengosni, të gjithë prindërit mësojnë nga përvoja dhe dija dhe njohja juaj e bebes nga dita në ditë rritet dhe jini gjithnjë e më të sigurt në veten tuaj, transmeton Telegrafi.

Nuk do të ketë hedhje të panevojshme të pelenave të pastra, por as bebet nuk do të jenë një kohë të gjatë në pelena të ndotura, sepse mund t’u shkaktojë ngacmim të pakëndshëm të lëkurës.

Shumica e pelenave të bebeve kanë në vete një linjë me ngjyrë tjetër (zakonisht është e verdhë e shndritshme) dhe do të vëreni kur ta merrni pelenën e pastër në duar. Mirëpo, pas një kohe ajo linjë do të ndryshojë ngjyrën (zakonisht në të kaltër), apo nuk do ta kuptoni se çfarë do t’ju thotë ajo.

Bebja mbase nuk do të tregojë kurrfarë shenjash që diçka ka ndryshuar, por ndryshimi i ngjyrës në këtë linjë do të thotë që është koha t’ia ndërroni pelenën, sepse pelena e tillë është mjaft e ndotur.

Duke qenë se pelenat e sotme për një përdorim janë shumë absorbuese, mund të ndodhë që foshnja të mos ndiejë siklet dhe të mos shfaqë shenja se duhet ta pastroni; kjo linjë do të jetë një shenjë e qartë për ju. /Telegrafi/