Është e njohur që nuhatja e qenit është shumë e fuqishme dhe që mund të regjistrojë rreth 300 milionë aromash të ndryshme
Prandaj këlyshët dresohen për nevoja të ushtrisë dhe të policisë, ndërkaq para pak kohësh janë angazhuar edhe në diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve të rënda.
Megjithatë, është pak e njohur përse qentë ju marrin erë derisa keni menstruacione.
– Femrat gjatë dhe pas menstruacioneve tajitin feromone dhe qeni këtë menjëherë e nuhat. Mirëpo, ata janë të gatshëm të ndiejnë edhe disa padrejtësi, përkatësisht çrregullimin e cikleve të mëparshme dhe t’ju tregojnë ekzistimin e infeksioneve – thotë Kirstin Mcmillan, trajnuese e qenve, transmeton Telegrafi.
– Megjithatë, në rend të parë fjala është për seksin. Qenin tuaj e ngacmojnë feromonet, të cilat gjithashtu i tajitin femrat kur janë të gatshme për çiftim. Mund të ndodhë që qeni të mos i dallojë këto sinjale dhe të besojë që jeni të gatshme për marrëdhënie intime me ta. Atëherë është me rëndësi të mbani autoritet ndaj kanakarit tuaj, sepse mundet edhe t’ju sulmojë.
Meshkujt do të marrin erë gjatë ciklit duke kërkuar informacion se a jeni të gatshme për çiftim, ndërkaq femrat këtë e bëjnë për të parë se a jeni kërcënim potencial i partnerit.
Mirëpo, krahas afshit fillestar, kanakarët tuaj jua duan të mirën dhe me nuhatje mund t’ju japin sinjale të caktuara që diçka nuk është në rregull. Nëse ju është mbushur plot tamponi, qeni juaj intensivisht do të jetë midis këmbëve tuaja dhe me siguri do të lehë fuqishëm.
Gjithashtu, nëse shfaqet ndonjë ndryshim specifik hormonal gjatë ciklit, qentë mund ta detektojnë atë, prandaj do të duhej t’i kushtoni kujdes sjelljes së tyre dhe që mbase duhet të shkoni për kontroll te gjinekologu.
Është vërtetuar që qentë mund të ndiejnë çdo ndryshim gjinekologjik, nga infeksioni i zakonshëm, deri te kanceri i organeve gjenitale.
Cilët qen më shumë i marrin erë gilcave tuaja kur keni menstruacione?
– Qentë e mëdhenj dhe ata mesatarë janë të prirë më shumë në mënyrë oportuniste dhe ata më parë do t’ju nuhasin gjatë kohës së ciklit. Ata i japin vetes të drejtën që të kenë afërsinë me ju, andaj periudha menstruale është koha e duhur për këtë.
Gjithashtu, në mesin e qenve të tillë janë edhe ata qentë mbrojtës të bagëtisë dhe qentë e gjuetisë. Qenve të këtillë gjaku u është tregues që janë afër gjahut dhe që së shpejti do të pushtojnë territorin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDisa mënyra të shpejta dhe të lehta për të hequr qafe kafshimet e dashurisë
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Planifikimi i shtatzënisë
Përse flokët e gjatë nuk janë për gratë më të moshuara
Si ta dalloj infeksionin pas prerjes cezariane: Simptomat shfaqen shpejt pas operacionit
Java e 11-të e shtatzënisë: Bebja juaj mund të gogësijë, të thithë dhe të gëlltisë në mitër, kurse ju përgatiteni për urth
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel