LAJMI I FUNDIT:

Përse personit alergjik nga poleni edhe molla mund t’i bëjë problem – çfarë janë alergjitë e kryqëzuara dhe kur janë shumë të rrezikshme

Përse personit alergjik nga poleni edhe molla mund t’i bëjë problem – çfarë janë alergjitë e kryqëzuara dhe kur janë shumë të rrezikshme

Edhe pse kjo më parë nuk ishte kështu, ju keni vërejtur që ju pengojnë mollët dhe kajsitë dhe më nuk mund t’i hani?

Më shumë se gjysma e personave alergjikë nga poleni kanë alergji edhe nga mollët dhe lajthitë. Fjala është për alergjitë e kryqëzuara.


Gjendjet e këtilla janë posaçërisht problematike te fëmijët, transmeton Telegrafi.

Ndodh që personi i cili është alergjik nga ambrozia apo gjethet e dellit kanë alergji nga mollët, dardhat apo kumbullat e kajsitë.

Personat të cilët janë alergjikë nga mështekna, shpesh nuk mund të hanë shalqi, pjepër, por edhe kivi di të jetë i diskutueshëm.

Ndodh që fëmija që ka alergji nga proteinat e qumështit të lopës ka alergji edhe nga proteinat e qumështit të dhisë, gjë që mund t’i hutojë prindërit.

Alergjitë mund të shfaqen në çdo moment të jetës dhe prindërit shpesh pyesin se si është e mundur që te një fëmijë të shfaqet alergji në moshën 15 ose 16 vjeç.

Alergjia në ushqim mund të zhduket, mirëpo është e vështirë të konstatohet kur do të ndodhë ajo dhe kur do të zhduket. Fjala alergji do të thotë reagim i ndryshuar.

Struktura kimike e ngjashme me alergjenët

Në praktikë, ndodh që trupi, për shembull, të njohë një kokërr poleni si një lloj rreziku dhe të fillojë të krijojë reagime shumë të forta që na shqetësojnë, sa më mirë të jetojmë, aq më të mëdha janë alergjitë.

Disa alergji lindin sepse struktura kimike e polenit të mështeknës dhe shalqirit është e ngjashme. Nëse dikush është alergjik ndaj mështeknës dhe ha një shalqi, atëherë trupi reagon.

Shpesh ushqimeve i shtohen aroma dhe shije që mund të shkaktojnë probleme. Për shembull, nëse një fëmijë kthehet nga festa e ditëlindjes dhe prindërit thonë se ai ka pirë tre lëngje të ndryshme dhe ka ngrënë tre ëmbëlsira të ndryshme, me ngjyra të ndryshme, në të tilla raste është e vështirë të përcaktohet se nga çfarë është alergjik fëmija.

Ndonjëherë është e vështirë të përcaktohet alergjia. Çdo ushqim mund të jetë një alergjen. Njihen alergjenët më të zakonshëm – lajthitë dhe bajamet. Edhe një sasi e vogël ushqimi mund të jetë alergjen, thonë pediatrit.

Nuk do të thotë domosdoshmërisht që dikush që është alergjik ndaj polenit do të jetë alergjik edhe ndaj pjeprit, por ka një mundësi. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori