Në Azinë Mesjetare kishte ekzistuar një traditë e cila përfshinte lidhjen e këmbëve të vajzave për t’ua ndaluar rritjen e këmbës.
Kjo kishte shpirë në mijëra lëndime të ndryshme dhe probleme shëndetësore.A mendoni se ka ndryshuar ndonjë gjë qysh prej atëherë?
Punëdhënësit shpeshherë iu kërkojnë femrave t’i shpenzojnë të paktën pesë ditë në jave duke mbathur këpucë të cilat ua deformojnë atyre këmbët, transmeton Telegrafi.
Po pra, po flasim për këpucët me taka të larta.
Por, gjëja e mirë është se sot shumë femra janë të gatshme të heqin dorë nga takat e larta dhe të shkojnë në vend të punës apo në ngjarje të ndryshme duke mbathur atlete.
Ekspertët thonë se femrat kanë ndaluar së pajtuari t’i deformojnë dhe lëndojnë këmbët vetëm për t’iu përshtatur standardeve të bukurisë të përcaktuara nga shoqëria.
Së fundmi, kampanja japoneze në internet “#KuToo” e ka tronditur popullsinë anë e mbanë botës.
Femrat nga Japonia kanë kërkuar që punëdhënësit e tyre t’i lejojnë të mbathin atlete komode dhe këpucë tjera të përshtatshme.
“KuToo” është një kombinim i lëvizjes së njohur “#MeToo” dhe fjalëve japoneze kutsu (këpucë) dhe kutsuu (dhimbje).
Edhe yjet e Hollywood-it janë shprehur të gatshme të heqin dorë nga takat e larta.
Gjatë një festivali të filmit në vitin 2018, Kristen Stewart i kishte larguar takat dhe i kishte mahnitur fotografët.
Gjatë ceremonisë Oscar të vitit 2018, aktoret Tiffany Haddish dhe Maya Rudolph, të cilat supozoheshin ta emëronin fituesin e çmimit për filmin më të mirë të metrazhit të shkurtë, ato kishin dalë në skenë me takat në duar.
Ndërkaq, edhe doktorët janë duke i mbështetur këto vajza “rebele”.
Doktorët vazhdojnë t’iu rikujtojnë femrave se takat e larta shpeshherë shpijnë në probleme serioze shëndetësore.
Pozicioni jo natyral i këmbës shkakton që qendra e gravitetit të ndryshojë, ku pjesa e përparme e këmbës bart më shumë peshë, ndërkaq muskujt vërtet tensionohen.
Si rezultat i kësaj, femrat pastaj janë më të rrezikuara nga artriti, artroza, ënjtja e këmbëve, venat varikoze, kanë probleme serioze me shpinë, etj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Kështu duhet ta joshni një mashkull në takimin e parë!
Mosha gjatë së cilës fëmijët i shqetësojnë më së shumti prindërit
Ngjyra e zezë është rikthyer fuqishëm dhe kemi dëshmi
Në prill, nuancat e pazakonta të flokëve janë në trend! Dominojnë tri ngjyra, xhufkat dhe një model flokësh
Femrat të cilat duan ta ruajnë pamjen joshëse, duhet t’i lindin vetëm dy fëmijë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin