LAJMI I FUNDIT:

Përse femrat kanë vithe më të ftohta se gjinia mashkullore?

Përse femrat kanë vithe më të ftohta se gjinia mashkullore?

Gjatë është debatuar për atë se a është e vërtetë që femrat kanë vithe natyrshëm më të ftohta se meshkujt?

Kjo është e vërtetë dhe ekzistojnë shumë arsye përse është kështu. Temperatura e tërësishme e jashtme e trupit të femrës është diçka më e ulët se te meshkujt.

Femrat zakonisht kanë sipërfaqe më të vogël, më pak muskuj dhe metabolizëm më të ngadalshëm, që do të thotë që lëkura e tyre është pak më e ftohtë. Mu për këtë shkak meshkujt ankohen se partneret e tyre janë të ftohta në krevat, transmeton Telegrafi.


Temperatura e lëkurës ndryshon nga njëri trup te tjetri, me ç’rast në zonat e trupit të cilat kanë më shumë yndyrë temperatura sillet midis 33,5 dhe 36,9, derisa rreth hundës dhe gishtave është më e ulët.

“Shtrirja e yndyrës është dallimi kyç midis gjinive. Meshkujt kanë atë që quhet morfologji e androideve, ku temperatura e trupit kryesisht është mbi bel”, thotë Colin Crosby, konsultues për mjekësinë sportive në klinikën BMI Hendon.

“Femrat kanë morfologjinë e gjineodave, ku shtrirja yndyrës është nën bel – dhe rreth kërdhokullave dhe kofshëve”, shpjegon Crosby.

Ky dallim zhvillohet në pubertet, si rezultat i hormoneve mashkullore dhe femërore. Dhe më shumë yndyrë në zonën e caktuar do të thotë që lëkura në atë pjesë do të jetë më e ftohtë.

Femrat, edhe meshkujt kanë muskujt glutealë të fuqishëm, por që meshkujt në përqindje kanë më shumë. E gjithë kjo ka ndikim edhe në temperaturë, sepse qarkullimi i gjakut është i ndryshëm në muskujt dhe yndyrë.

“Në muskuj ka më shumë enë të gjakut, gjë që shpenzon më shumë energji dhe për këtë shkak ndodh ngrohja”, thotë Colin.

Meqenëse meshkujt kanë raport tjetër të muskujve dhe yndyrës sesa femrat, vithet e tyre janë më të ngrohta.

Por, çfarë ndodh me moshën, vithet e femrës a bëhen më të ftohta?

Po, e vërtetë është dhe lidhet me qarkullimin e gjakut, i cili ngadalësohet me kalimin në moshë. Sidomos pas menopauzës kur për shkak të ndryshimeve hormonale, qarkullimi i gjakut është më i vogël.

Qarkullimi më i vogël i gjakut do të thotë ngrohje më e vogël e ekstremiteteve, pra e gjithë kjo ndikon edhe në temperaturën e vitheve. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Të njohim produktet
Kalo në kategori