LAJMI I FUNDIT:

Përse disa luanë afrikanë janë të bardhë?

Përse disa luanë afrikanë janë të bardhë?

Kur mendojmë për një luan, mbretin e kafshëve, zakonisht e imagjinojmë si gjahtar të fuqishëm me nuanca të ngjyrës së artë. Mirëpo nuk e kanë të gjithë luanët të njëjtën ngjyrë

Kështu, për shembull, ngjyra e disa luanëve në Parkun kombëtar Kruger ndryshon nga nuancat e shndritshme të kafenjta deri te pothuajse plotësisht të arta të bardha, ndërsa gëzofi i disa prej luanëve të Kenias dhe Tanzanisë, duke filluar nga tonet e kafenjta të shndritshme deri te ato të errëta të kafenjta?


Përse disa luanë afrikanë janë të bardhë?

E kanë këtë ngjyrë për shkak të mutacionit gjenetik, mirëpo duhet të përmendim që ata nuk kanë plotësisht ngjyrë të bardhë, por fjala është për nuancën e kafenjtë të shndritshme, thotë ekspertja e gjenetikës, Leslie Lyons, nga Universiteti i Missourit, transmeton Telegrafi.

Ky gjen i bardhë mund t’i çojë luanët në pozitë të pavolitshme: për shembull, gjuetarët mund të jenë të dukshëm kur i afrohen fshehtas gjahut, thotë Bryan Smith, studiues i maceve të mëdha.

Nëse luanët me kohë nuk mund të kenë sukses në gjueti, gjenomi i bardhë thjesht zverdhet, mirëpo kjo nuk do të thotë që kurrë më nuk do të shfaqet.

– Vetëm për shkak që është i dukshëm nuk do të thotë që nuk është në gjenom, thotë Smith.

Nëse mashkulli dhe femra bartin të njëjtin gjen recesiv, ngjyra e pazakonshme mund të shfaqet edhe te të vegjlit, edhe pse goxha rrallë.

Lyons vëren që ky gjen recesiv është më i pranishëm në zonat ku çiftohen luanët me pjesëtarët e afërt, si p.sh. në Qendrën Ngorongoro në Tanzani.

Jelet

Ngjyra e jeleve gjithashtu mund të ndryshojë nga të kafenjtë të shndritshme deri te ngjyra e zezë. Ngjyra e jeleve gjithashtu është e paracaktuar gjenetikisht.

Zakonisht, luanët prodhojnë më shumë melaninë në rrethana të caktuara: kur prodhojnë më shumë testosterone, kur janë mirë të ushqyer, kur nuk janë nën stresin e nxehtësisë.

Luaneshat me jele janë dukuri e shpeshtë në deltën Okavango.

Madje edhe femrat kanë më shumë jele të gjata, të errëta, për shkak që ajo është shenjë e nivelit më të lartë të testosteroneve dhe shëndetit të mirë. /Telegrafi/