LAJMI I FUNDIT:

Përplasje reale mes Kurtit e Osmanit apo vetëm “projektim i dëshirave të opozitës”, komentojnë analistët

Përplasje reale mes Kurtit e Osmanit apo vetëm “projektim i dëshirave të opozitës”, komentojnë analistët

Një diskutim mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmanit, gjatë mbledhjes së Këshillit për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut ka ngjallur dyshime në opinionin publik në lidhje me raportet me drejtuesve të institucioneve.

Analistët në “Debat Plus” kanë mendime të ndryshme në lidhje me këto raporte.


Disa prej tyre mendojnë se konflikte nuk mund të ketë mes Kurtit e Osmanit pasi sipas tyre kjo e fundit nuk ka peshë politike ta kundërshtojë kryeministrin.

Por ka edhe të tjerë që mendojnë se Kushtetuta me kompetencat që u ka dhënë krerëve të institucioneve, i detyron të përplasen për çështje të ndryshme.

Ish-ministri Dardan Gashi ka thënë se presidentja, Vjosa Osmani, është vetëm një “zëdhënëse” e kryeministrit Albin Kurti, duke theksuar se ajo nuk ka ndonjë autonomi të vërtetë.

“Vjosa Osmani është zëdhënëse e Albin Kurtit, po më çuditni kur po thoni se ka tensione, kjo është e shpikur, nuk ka tensione. Sepse, për çka me pas, Vjosa Osmani nuk ka kurrfarë roli, as nuk ka parime, as nuk ka rol. Ajo e kryen një rol të diktuar prej zotit Kurti”, ka deklaruar Gashi.

Por analisti Ylli Hoxha ka thënë se ka shumë pak konflikte mes krerëve të institucioneve në krahasim me atë se sipas tij do të duhej të kishte.

“Tensione” gjatë diskutimit mes Kurtit e Osmanit, zëdhënësi i Qeverisë tregon se për çfarë bëhej fjalë
Lexo po ashtu “Tensione” gjatë diskutimit mes Kurtit e Osmanit, zëdhënësi i Qeverisë tregon se për çfarë bëhej fjalë

“Në fakt ka shumë pak konflikt mes autoriteteve institucionale sepse Kushtetuta është ndërtuar në atë formë që e parashoh konfliktin mes institucioneve. Atë që e ka përgjegjësi Presidenca, Kryeministria a po Avokati i Popullit, domosdoshmërisht se do të duhej të prodhojnë konflikte qofte edhe drejtuesit e këtyre institucioneve janë pjesë e një familjeje politike”, ka deklaruar Hoxha.

Analisti politik, Ismail Tasholli vlerëson se fjalosja e Presidentes me kryeministrin Albin Kurti ka të bëjë kryesisht me çështje të pushtetit dhe jo me parime.

“Presidentja deri më sot është cilësuar si patericë e pushteti apo notere e pushtetit”, shtoi ai.

“Shpeshherë është kritiku për mos neutralitetin e saj në raport me diskursin e pushtetit që e ka pas në hapësirën publike të ligjërimit politik. Edhe tensioni më duket një lloj shitimi i kalkulimeve të hiseve të caktuara të pushtetit”, shtoi Tasholli.

Analisti tjetër Dibran Hoxha thotë se tensionet mes Kurtit dhe Osmanit më shumë janë dëshirë e opozitës se realitet.

“Është projektim i dëshirave që të ketë qarje. Në pamundësi të krijohet një çarje e diskursit mes tyre, ky është më shumë një projektim i dëshirave të opozitës më shumë. Dinamika që u pa Brenda ishte më shumë për shkak të deklarimit të Avokatit të Popullit”.

Derisa sipas analistit politik, Lirim Mehmetaj, presidentja Vjosa Osmani ka zgjedhur “të nënshtrohet ndaj kryeministrit Albin Kurti si strategji për të mbajtur pushtetin”.

Mehmetaj thotë se Kurti e mban në pushtet Osmanin duke përfituar nga kjo situatë.

“Për me pas tension real, duhet me pas, të themi, fuqi reale të dyanshme. Këta tash janë në një bashkëpunim, ku valuta e raportit është mashtrimi. Vjosa Osmani, për më qëndrua në pushtet, duhet me mashtruar për Kurtin, e Kurti e mban në pushtet sepse i nevojitet për të mashtruar për të”, ka deklaruar Mehmetaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Njëri nga katër të plagosurit në Lupç të Podujevës është në rrezik për jetë

Njëri nga katër të plagosurit në Lupç të Podujevës është në rrezik për jetë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Siguri
Mjeti lundrues pësoi defekt në det, policia shpëton 11 turistë në Vlorë

Mjeti lundrues pësoi defekt në det, policia shpëton 11 turistë në Vlorë

Lajme
Kalo në kategori