Në Kuvendin e Kosovës është zhvilluara debat i ashpër rreth simboleve shtetërore. Zëvendëskryeministrja nga radhët e Nisma-s, Albunela Balaj-Halimi tha se kur ka shkuar në zyrën e saj nuk e ka gjetur flamurin shtetëror e as deklaratën e pavarësisë.
Pasi i është kërkuar nga deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi që të tregojë se a ka informacione se kush ka qenë më herët në atë zyrë, Balaj-Halimaj ka thënë se një gjë e tillë duhet të verifikohet por që sipas informacioneve që ka, atë zyrë e ka shfrytëzuar kabineti i Albin Kurtit sa ka qenë kryeministër.
“Sipas informacioneve që kam atë zyrë e ka shfrytëzuar kabineti i kryeministrit Kurti”, ka thënë ajo.
Pas kësaj ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi.
Selimi tha se këto janë deklarata të pa vërteta dhe se LVV nuk i ka larguar simbolet.
“Jam i detyruar të reagoj në këtë moment kur po ngritën e po bien në dyshim që në fakt janë njëkohësisht edhe të pavërteta. Nuk e di në cilën zyre ka shkuar zv.kryeministrja e në cilën zyre është sot, nuk e di a e dinë edhe kjo në cilën zyrë ka shku, por, unë dua t’i them se këto janë shpikje. Ju keni parë paraqitjet e të gjithë zyrtarëve të qeverisë, asnjëherë nuk kanë munguar simbolet shtetërore, i vetmi ndryshim ka qenë që është shtuar edhe portreti i Skënderbeut, nuk është e vërtetë që janë gjetur zyrat në mënyrë të tillë. Kushdo që ka dyshime ju kërkoj që të ngritni dyshime për verifikim. Ju kërkoj që të jeni më serioz, së paku mbështetuni në fakte”, ka thënë ai.
Në këtë debat u përfshi edhe deputeti i PDK-së, Uran Ismaili i cili tha se Haki Abazi ishte ai që asnjëherë nuk është interesuar për çështjen e Kosovës dhe s’do të ishte çudi nëse kjo do të ndodh, që ai ta heq nga zyra e tij çdo simbol shtetëror.
Kjo deklaratë e tij, nxiti sërish reagimin e deputeti Rexhep Selimi i cili kërkoi nga deputetët që të mos flasin të pavërteta dhe t’i tregojnë faktet nëse kanë.
“Jeni tu e teprua, me të padrejtë sajoni situata jo kështu ka qenë zyra jo ashtu me kënd u taku filani, jo zv/kryeministri u taku me dikënd. Nxjerrni faktet hapur, mos bëni kështu jeni duke dashtë me thënë se edhe në jemi si ju se takohemi me përfaqësues të Serbisë e disa delegacione. Folni çka të doni se po e teproni me shpifje, kjo është e tepër, nëse ke diçka për Haki Abazin qohu e thuaj me kënd është taku, nëse ka diçka për simbolet tregoni me fotografi”, tha Selimi.
Selimi tha se nuk duan paqe, e se PDK-ja është rreshtuar në anën e LDK-së.
“Prandaj ju lutem shumë edhe njëherë po ju kuptoj që s’keni tema tjera. Sa i përket paqes, askush nuk lypi paqe me ju, askush nuk do as që të jetë as bashke opozitë me ju, e keni rreshtuar veten në anën e LDK-së”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

Vritet një 19-vjeçar në Vushtrri, policia jep detaje për rastin

“Piva 2 teke raki dhe ngatërrova biletën”, historia e anglezes që ateroi aksidentalisht në Shqipëri

"Avullimin e 166 mijë eurove", avokati i ish-arkëtarit të BIK hedh dyshime për përfshirjen e familjarëve të krerëve të BIK-ut

Luftimi i pastrimit të parave në Kosovë, cilat janë kapacitetet e shtetit?

Sfida e radhës e Policisë, aplikacioni që po tregon vendndodhjen e tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

Kosova në Ligën B të Kombeve, mëson kundërshtarët e mundshëm të Dardanëve

Vritet një 19-vjeçar në Vushtrri, policia jep detaje për rastin

Befason Kaci: Nën 10 mijë euro as nuk e kisha prekur klientin

Butrint Imeri shijon pushimet në Meksikë me modelen turke

“Mendoja që po flisja me psikologun” - Rizarta Hoxha sqaron deklaratën virale të Big Brother