LAJMI I FUNDIT:

Përplasje mes AUV-së dhe OBRM-PDUKM-së për sëmundjen e antraksit

Përplasje mes AUV-së dhe OBRM-PDUKM-së për sëmundjen e antraksit

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka kërkuar dorëheqjen e drejtorit të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari Zoran Atanasov, pasi sipas tyre, ky i fundit nuk ka reaguar në kohë për parandalimin e sëmundjes së antraksit, e cila u regjistrua ditë më parë në Kërçovë.

Cvetan Tripunovski nga OBRM-PDUKM tha se procesi i vaksinimit të deleve ka filluar më vonë se është dashur, duke shtuar se ky ka qenë shkak i paraqitjes së rasteve të fundit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Nëse vaksinimi në 2018 është bërë në fund të muajit maj, atëherë i bie që këtë vit në fund të majit patjetër të kishte pasur vaksinim përsëri. Sot jemi muaji gusht, dhe kjo është prolongim për katër muaj. Paramendoni 4 muaj pa preventivë në ato 22 vendbanime ekziston rrezik serioz të paraqitet antraksi”, tha Tripunovski.

Ndërsa nga AUV kanë reaguar ndaj akuzave të opozitës maqedonase, duke i quajtur serial spanjol pa fund. Nga AUV thonë se OBRM-PDUKM-ja e dezinformon opinionin dhe plason të pavërteta në lidhje me sëmundjen e antraksit.

“Vaksinimi kundër kësaj sëmundje që zbatohet me vite tanimë është realizuar nga ana disa shoqatave të veterinerëve. AUV i hedh poshtë si të pabaza akuzat e Tripunovskit, i cili tha se katër muaj nuk ka pasur vaksinim për antraksin”, thonë nga AUV.

Ata shtojnë se gjendja me sëmundjen e antraksit është nën kontroll dhe se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori