LAJMI I FUNDIT:

Përplasen tre automjete në Gjadër, dy të plagosur

Përplasen tre automjete në Gjadër, dy të plagosur

Një aksident është regjistruar këtë të martë në zonën e Gjadrit në Lezhë. Dy persona kanë mbetur të plagosur.

Ambulanca ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa policia ka vendosur perimetrin e sigurisë dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Një automjet ka përfunduar në kanal si pasojë e përplasjes së fortë. /Telegrafi/