LAJMI I FUNDIT:

Përplasën makinën për një tjetër, e braktisën duke ikur me fytyrë të mbuluar (Foto)

Përplasën makinën për një tjetër, e braktisën duke ikur me fytyrë të mbuluar (Foto)

Mark Moriarty nga Lincolnshire e Anglisë, ka mbetur i habitur, kur një çift e përplasën makinën e tyre Mercedes, për Audin që ai e kishte lënë të parkuar skaj rruge.

Derisa makina e tyre u përfshi nga tymi, ata e braktisën atë të hapur, për të ikur me fytyrë të mbuluar në drejtim të panjohur, transmeton Telegrafi.

Pronarit të makinës që mbeti me dëmtime të konsiderueshme, iu desh ta parkojë Audin që mbeti i hapur, ndërsa ende nuk e di se kush janë pronarët.

Megjithatë, ka arritur t’i shkrepte disa fotografi, që i tregon ata duke u lrguar, në përpjekje që t’i identifikojë. /Telegrafi/