LAJMI I FUNDIT:

Përplasen Liburn Aliu dhe Frashër Krasniqi, njëri thotë: U doli boja, tjetri: Vazhdoni të vajtoni

Përplasen Liburn Aliu dhe Frashër Krasniqi, njëri thotë: U doli boja, tjetri: Vazhdoni të vajtoni

Nuk kanë të ndalur përplasjet dhe akuzat e kundër akuzat mes ish bashkëpartiakëve të dikurshëm në Lëvizjen Vetëvendosje, të ndarë tashmë në dy taborë politikë, LVV dhe PSD.

Polemikat mes deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të Partisë Socialdemokrate (PSD) , vijnë pasi PSD ka dërguar në Kuvendin e Kosovës një projektrezolutë, në të cilën synohet që delegacioni shtetëror, të bashkë-drejtohet prej dy përfaqësuesve që vijnë nga radhët e opozitës, dhe të koalicionit qeveritar.

Por një gjë të tillë nuk po e shohin prioritet, deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, për të cilët më me rëndësi se rezoluta, është përmbajtjen e dialogut.

Ndërsa, deputeti i Lëvizjes Vetëvendose, Liburn Aliu thotë se ish bashkëpartiakeve të tij u doli boja krejt.

“Dhe më në fund e kam çdo gjë të qartë për grupin që doli nga VV. Na patën lodhë me lloj-lloj arsyetimesh koti. E që të gjithë e dinim që nuk qëndrojnë. Porsa u rrit temperatura u doli boja krejt”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Ndaj këtij komenti të Aliut ka reaguar deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi, duke i thënë ish-bashkëpartiakut të tij se “ndërkohë që ju vajtoni e ankoheni, ne po e vazhdojmë rrugën tonë për ta ndalur Thaçin, Veselin, etj. duke mos ua lënë në dorë atyre tërë fatin e Kosovës”.

VV dhe LDK i përgjigjen PSD-së rreth rezolutës së re për dialogun
Lexo po ashtu VV dhe LDK i përgjigjen PSD-së rreth rezolutës së re për dialogun

“Liburn Aliu, ndërkohë që ju vajtoni e ankoheni, ne po e vazhdojmë rrugën tonë për ta ndalur Thaçin, Veselin, etj. duke mos ua lënë në dorë atyre tërë fatin e Kosovës. Asnjë rezultat kurrë nuk e prodhoi strategjia e inatit, goditjes së murit me kokë, kritikës prej anash dhe pa u përfshirë. Ju keni vendosur ta ruani partinë tuaj e t’mos brengoseni fare për Kosovën”, ka shkruar Krasniqi, në Facebook.

“Edhe pse na quajtët të parëndësishëm, ora juaj është ndalur prej që kemi dal ne. 90% të kohës merreni me PSD-në. Asnjë temë tjetër. Vazhdoni me vajtu, por kurrë sen n’dritë s’keni me qitë kështu”, e ka porositur Krasniqi, ish bashkëpartiakun e tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori